Lidhje

Presidenti Nishani viziton SHBA-në


Presidenti i Shqipërisë u shpreh se “Vëmendja kryesore është tek sistemi i drejtësisë"

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, nisi sot një vizitë njëjavore në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në sesionin e zakonshëm të OKB-së, si dhe do të ketë një seri takimesh me drejtues të lartë shtetërorë, me të cilët do të diskutojë për Kosovën dhe rajonin. Zoti Nishani do të marrë pjesë në përurimin e shtatores së Nënë Terezës në Ohjao, Klivelend, ndërtuar nga bashkësia shqiptare atje.

Presidenti Nishani i dha këto komente për tv klan pak para se të nisej për në SHBA. Ai tha se “vëmendja kryesore është tek sistemi i drejtësisë, reformimi dhe ngritja e besimit dhe profesionalizmit të tij”.

Zoti Nishani tha se i ka propozuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë një sistem të ri pikësh për të vlerësuar gjyqtarët më të mirë në karrierë për të nxitur profesionalizmin e të tjerëve.

Sistemi i drejtësisë vlerësohet si një nga sektorët më të korruptuar të jetës në Shqipëri. Sipas percetimit të opinionit publik matur nga Transparency International gjyqatrët rendin në krye të profesioneve më shumë të korruptuara krahas mjekëve dhe doganierëve. Një numër jo i vogël gjyqtarësh marrin rryshfete që paracaktojnë vendimet e tyre, duke shkatërruar besimin e qytetarëve tek gjykatat dhe drejtësia.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG