Lidhje

Shqipëri, Medalja e Mirënjohjes për autorë të veprave studimore dhe artistike


Presidenti Nishani nderoi autorë librash e botimesh historike si dhe artistë, mes të cilëve edhe gazetarin e Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi

Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani nderoi sot me Medaljen e mirënjohjes autorë të veprave studimore dhe artistike kushtuar 100- vjetorit të pavarësisë.

Presidenti Nishani nderoi autorë librash e botimesh historike, si dhe artistë të cilët kanë realizuar disa vepra me rastin e përvjetorit të pavarësisë së vendit, mes të cilëve edhe gazetarin e Zërit të Amerikës Ilir Ikonomi për librin e tij kushtuar udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Vlorës.

Kreu i shtetit deklaroi se me veprat e tyre këta autorë “hapën një rrugë dhe nxitën në radhë të parë studiuesit, krijuesit, artistët, historianët të fillojnë të mendojnë më shumë për historinë e Shqipërisë, për të evidentuar më shumë vlerat e kësaj historie si dhe për t’u ofruar një informacion real, transparent, qytetarëve shqiptarë, shqiptarëve kudo që ndodhen, por edhe miqve të Shqipërisë dhe të shqiptarëve mbi historinë e këtij vendi dhe kombi”, u shpreh kreu i shtetit në ceremoninë e dhënies së Medalieve të Mirënjohjes.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG