Lidhje

Nishani: Strukturat e shtetit në gatishmëri për ndihmë në zonat e bllokuara


Nishani: Strukturat e shtetit në gatishmëri për ndihmë në zonat e bllokuara
Nishani: Strukturat e shtetit në gatishmëri për ndihmë në zonat e bllokuara

Në Shqipëri Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, i cili drejton Komitetin e Emergjencës, tha sot në parlament se të gjitha strukturat e shtetit janë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë zonave të shumta të bllokuara nga dëbora dhe ngricat.

Zoti Nishani tha se në disa zona reshjet e dëborës së ditëve të fundit kanë arritur në 1.5 metra e ne zona të tjera, për shkak të erërave të forta edhe në tre metra, gjë e cila shpjegoi ai ka cuar në izolimin e shumë zonave rurale apo dhe rrëzimin e shtyllave të energjisë.

Ministri i Brendshem tha se në gatishmëri janë vënë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe Trupat Elitë të Repartit Renea. Po ashtu, janë në dispozicion helikopterët e policisë, ushtrisë dhe shëndetësisë, të cilët vetëm sot kanë arritur të shpërndajnë disa ndihma në ushqime e ilace, apo të evakuojnë banorë që kanë patur probleme shëndetësore.

XS
SM
MD
LG