Lidhje

Presidenti Nishani viziton Ulqinin

  • Ali Salaj

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani sot qëndroi në Ulqin ku zhvilloi takime me zyrtarët vendorë, me përfaqësuesit politikë dhe me Këshillin Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi. Në këto takime z. Nishani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit fqinjësor me Podgoricën duke nënvizuar rolin e komunitetit shqiptar në proceset historike të Malit të Zi. Presidenti Bujar Nishani qëndroi në Mal të Zi për një vizitë dyditore me ftesë të homologut malazez Filip Vujanoviq.

XS
SM
MD
LG