Lidhje

Nisin aktivitetet për inagurimin e memorialit të Martin Luter King-ut


Nisin aktivitetet për inagurimin e memorialit të Martin Luter King-ut

Nisin aktivitetet për inagurimin e memorialit të Martin Luter King-ut

Një memorial kushtuar udhëheqësit të të drejtave civile në Amerikë Martin Luter King, u hap sot për publikun, duke nisur kështu aktivitete që do të zhvillohen përgjatë javës deri të dielën, kur do të mbahet ceremonia për të.

Memoriali i Luter Kingut është i vendosur në Parkun Kombëtar në Uashington mes dy memorialeve që janë ngritur në nder të presidentëve Thomas Jefferson dhe Abraham Linkoln. Ky është memoriali i parë në parkun Kombëtar të Uashingtoni që i kushtohet një personi me ngjyrë dhe ndryshon atmosferën e deritanishme në park, ku janë nderuar vetëm presidentë dhe lufta të zhvilluara nga Shtetet e Bashkuara.

Statuja e lartë 9 metra e cila ka të gdhendur në trupin e saj disa prej citateve më të rëndësishme të udhëheqësit të të drejtave civile, do të inagurohet zyrtarisht të dielën, në 48 vjetorin e të quajturit Marshi i Uashingtonit ku Martin Luter Kingu mbajti fjalimin e tij të famshëm “I have a Dream”, Kam një Ëndërr. Pritet që Presidenti Barak Obama të marrë pjesë në ceremoni.

Memoriali për Martin Luter Kingun është vendosur në bulevardin 1964 Independence Avenue, një përkim me vitin kur Akti i të Drejtave Civile u nënshkrua në ligj nga presidenti i asaj kohe, Lindon Xhohnson.

XS
SM
MD
LG