Lidhje

Nisma Globale Klinton organizon takimin e përvitshëm


Nisma Globale Klinton organizon takimin e përvitshëm
Nisma Globale Klinton organizon takimin e përvitshëm

Ish presidenti amerikan Bill Klinton do të mbledhë së bashku krerë shtetesh, drejtues të industrisë dhe zyrtarë të organizatave jofitimprurëse dhe qeveritare këtë javë në takimin vjetor Nisma Globale Klinton.

Konferenca që fillon nesër në Nju Jork përkon me takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Takimi tre ditor i nivelit të lartë do të përqëndrohet në krijimin e vendeve të punës, konsumin e qëndrueshëm dhe programet për gratë dhe vajzat.

Zoti Klinton tha se takimi do të përfshijë një diskutim të drejpërdrej me udhëheqësen birmaneze pro-demokracisë Aung San Suu Ki. Laureatja e çmimit Nobel do të diskutojë sfidat kritike globale si të drejtat e njeriut dhe pajtimet etnike. Udhëheqësja e opozitës u lirua nga qeveria birmaneze vitin e kaluar pasi kaloi 15 vjet në arrest shtëpie.

Presidenti Barak Obama do të flasë të mërkurën në konferencë për konsumin e qëndrueshëm.

Që kur filloi iniciativa në vitin 2005, zoti Klinton tha se anëtarët e saj kanë bërë më shumë se 2 mijë premtime që kapin vlerën e 63 miliardë dollarëve dhe kanë përmirësuar jetët e më shumë se 300 milionë njerëzve në 180 vende të botës.

XS
SM
MD
LG