Lidhje

Një linjë e re metroje dhe dëmshpërblimet për Holokaustin


Gjatë Luftës së Dytë Botërore, sistemi hekurudhor shtetëror i Francës, SNCF, transportonte mijëra hebrej për në kampet naziste të vdekjes. Sot, e njëjta kompani hekurudhore është aksionistja kryesore në një projekt hekurudhor në shtetin e Marylandit. Disa ligjvënës të këtij shteti po i kërkojnë SNCF-së t'u paguajë dëmshpërblime vitkimave të Holocaustit dhe familjeve të tyre, para se kompania të bëhet pjesë e këtij projekti.

Metroja e propozuar, e cila do të quhet Linja Mavi, do ta lidhte stacionin Silver Spring me disa degëzime dhe stacione të reja në rrethinat e Merilendit. Por disa ngjarje të 70 vjetëve më parë janë duke ndikuar tek ky projekt.

“Gjyshërit nga nëna, stërgjyshërit nga babai, një hallë, të gjithë i humba gjatë Holokaustit. Vuajtjet nuk merrnin fund në dhomat e gazit dhe në krematorin e Auschwitz-it”, thotë Ellen Lightman, një banore e Marylandit.

Ajo i ruan edhe sot disa objekte që lidhen me kujtimin e familjarëve të saj që humbën jetën gjatë Holocaustit dhe thotë se gjithmonë e ka munduar pyetja: si ishin ata?

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, trupat gjermane pushtuan Francën dhe trenat me punonjësit e hekurudhave u vunë nën kontrollin e nazistëve.

Anëtarët e familjes së Lightmanit ishin mes 76,000 njerëzve, shumica e tyre hebrej, që u transportuan me trenat e kompanisë SNCF për në kampet naziste të vdekjes.

“Kompania paguhej për transportimin e qenieve njerëzore! Ata ishin bashkëfajtorë dhe për këtë duhet të mbahen përgjegjës."

Por Alain Leray, President i degës së kompanisë SNCF America thotë se këtë nuk e bëri SNCF, e bënë nazistët. Ai thotë se edhe kompania pagoi një çmim të madh gjatë pushtimit.

“800 vetë u ekzkutuan ngaqë nuk iu bindën urdhërave, 1,200 të tjerë u deportuan dhe u vranë gjatë deportimit, si mund të ishim ne bashkëfajtorë, kur 2,100 prej punonjësve tanë u vranë nga nazistët?"

Pas marrëveshjeve ndërkombëtare të Francës, që kontrollon kompanianë SNCF me vende të tjera, viktimave të Holocaustit u janë dhënë tashmë kompensime.
Profesori i së drejtës ndërkombëtare Mark Lagon:

“Qeveria franceze është ajo që duhet të paguajë dhe t'i japë edhe Amerikës atë që ka bërë me katër vende të tjera."

Disa shqetësohen se kërkesa që SNCF të paguajë dëmshpërblime mund t'i dëmtojë negociatat aktuale franko-amerikane.

Por Profesori Lagon nuk është dakord, ai mendon se procesi mund të vazhdojë normalisht. Kompania SNCF, rrezikon miliarda dollarë fitime në se projekti nuk realizohet.
Por për zonjën Lightman, afati i drejtësisë nuk skadon kurrë.

"Letrat ktheheheshin përsëri në adresën tonë, sepse ata i kishin transportuar tashmë në kampet e vdekjes."

Ajo zotohet se do t'i vazhdojë përpjekjet, për të folur në emër të atyre që nuk flasin më dot.

“Nuk mund t'i harroj kurrë dhe nuk do të pushoj së kujtuari njerëzit e mi."

Zyrtarët e përfshirë në negociata thonë se shpresojnë t'i japin fund mosmarrëveshjes mbi dëmshpërblimin për Holocaustin për shtetasit amerikanë nga fundi i verës. Kjo është brenda afatit, pasi procesi i përzgjedhjes së aksionerëve për linjën e re të metrosë do të mbyllet në vitin 2015.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG