Lidhje

Një klinikë në Misisipi, shërbim falas për pacientët

  • Carolyn Presutti

Një klinikë në Misisipi, shërbim falas për pacientët

Një klinikë në Misisipi, shërbim falas për pacientët

Rajoni i Deltës së Misisipit në jug të vendit ka një prej tokave më pjellore në Shtetit e Bashkuara. Por banorët e këtij rajoni janë ndër më të varfërit në Amerikë. Shumë prej tyre nuk kanë sigurim shëndetësor, nuk kanë mjek dhe nuk u nënshtrohet trajtimeve tejet të nevojshme mjekësore. Por një murgeshë katolike që është dhe mjeke po ndryshon gjithë këtë në një qytet të vogël, Tutwiler të Misisipit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti, na dërgon atje, në një klinikë që trajton më shumë se 8 mijë pacientë çdo vit.

Tutwiler është shumë larg rehatisë së Amerikës që jemi mësuar të shohim. Qendra e qytetit u shpërbë prej kohësh. Aty ka një bodrum pijesh si dhe një shitore ushqimore të furnizuar dobët.

Në këtë vend ku lindi muzika bluz, jeta është e vështirë për shumicën e banorëve. Një e treta e familjeve jetojnë në varfëri.
Ata kanë një gjë: Klinikën Tutwiler, që ofron kujdes shëndetësor me çmim të ulët e madje edhe falas.
“Nuk kërkojmë nga njerëzit të paguajnë sapo hyjnë brenda. Puna jonë është të trajtojmë pacientët për nevojat e tyre.”
Dr. Anne Brooks, një murgeshë katolike, drejton klinikën.

Melrick Payne paguan aq sa ka mundësi për kujdesin shëndetësor – 15 dollarë në muaj.
Kjo është shumë domethënëse për mua. Mund të siguroj kujdes shëndetësor pa paguar shumë”.

Tutwiler nuk ka spital të vetin. Spitali më i afërt është 25 kilometra larg. Po shumë prej banorëve u mungon makina. Edhe po të kenë makinë, atyre do t’u duhen para për benzinë, sikur banorit Timothy Lane.

Një tjetër mjek në klinikë e siguron zotin Lane se do t’i japin para për benzinë.
Varfëria këtu është e fshehur. S’e pret askush. Varfëri si kjo nuk duhet të ketë në asnjë mënyrë, askund në botë.”

Gati tre nga katër pacientët e rinj nuk janë në gjendje të paguajnë. Andaj, Dr. Brooks pranon kurdoherë atë që pacientët mund të dhurojnë. Nganjëherë, ata sjellin edhe ndonjë shinik kungulli apo peshkun mustak që kanë kapur atë ditë.

Klinika siguron tri të katërtat e të ardhurave nga donacionet, prej njerëzve si Ken dhe Dianne Allen.

Ata filluan të dhuronin para 20 vjet më parë, pasi mësuan për klinikën.
“Më preku zemrën dhe i thashë Kenit, ‘na duhet të bëjmë diçka’.”

Ata kanë dërguar para që atëherë, por kjo ishte hera e parë që po vizitonin.

Shumë pacientë kanë të njëjtat probleme shëndetësore. Shteti i Misisipit ka shkallën më të lartë të mbipeshës në Amerikë. Një pjesë të fajit, mjekët ua vënë ushqimeve tradicionale me yndyrë që këtej i kanë gatuar për breza të tërë.

Pacienti Melrick Payne është 34 vjeç dhe peshon 197 kilogramë.
“Ju peshoni sa për dy veta. Kështu që po i kërkon zemrës të rrahë për dy veta.”

Klinika po përpiqet të ndërgjegjësojë pacientët.
Gwendolyn Payton sapo ka humbur katër kilogramë.
“Pra, kur humb peshë është mirë për zemrën, apo?”

Dr. Brooks ka drejtuar klinikën për gati 30 vjet.
“Zoti e ka bërë të mundshme këtë. Kam shumë besim se do të vazhdojë ashtu siç dëshiron Zoti. Për sa të jem gjallë e shëndosh dhe e përkushtuar në punë, klinikën do ta mbajmë hapur.”

Banorët në Tutwiler, Misisipi nuk nuk kanë vende pune ose pasuri. Atë që kanë është një murgeshë 72 vjeçe, e cila ua pasuron jetën në një tjetër mënyrë. Duke ua zgjatur atë.

XS
SM
MD
LG