Lidhje

Një ligj i ri në Izrael, ndalon punësimin e modeleve nën peshë


Një ligj i ri në Izrael, ndalon punësimin e modeleve nën peshë në reklamat vendase. Ky hap është i pari i ndërrmarë nga një qeveri për të ndaluar abuzimin që bëhet nga industria e modës, duke reklamuar e kthyer në imazhe modelet tejet të dobëta dhe nën peshë.

Anoreksia dhe bulimia janë dy fenomene të cilat hasen shpesh në botën e modës dhe të cilat ndikojnë në dëmtimin e shëndetit të vajzave që duan të jenë pjesë e sfilatave e kalendarëve fotografikë. Trysnia ndaj industrisë së modës është shtuar ndjeshëm vitet e fundit ndaj këtij problemi, duke marë shkas nga vdekjet e modeleve në Brazil dhe Uruguaj që u shkaktuan nga marrja e ilaçeve për t’u dobësuar.

Edhe në Spanjë apo sfilatat e Milanos janë marrë masa që modelet pjesmarrëse të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe mos të kenë mangësi në të ushqyer.

Ligji i ri i miratuar në Izrael kërkon që modelet të kenë një raport mjekësor, për të paktën 3 muaj, dhe ku të deklarohet se ato nuk janë të kequshqyera në bazë të standarteve të vendosura nga organizata Botërore e Shëndetësisë.

XS
SM
MD
LG