Lidhje

Karlos Kruz-Diez, një artist që përdor dritën për të mahnitur vizitorët

  • Greg Flaukus

Karlos Kruz-Diez, një artist që përdor dritën për të mahnitur vizitorët

Karlos Kruz-Diez, një artist që përdor dritën për të mahnitur vizitorët

Artisti Karlos Kruz-Diez u lind dhe u rrit në Karakas të Venezuelës, por ka kaluar gjysmën e jetës së tij 87 vjeçare në Paris. Atje ai ka krijuar një numër të madh admiruesish për vepra që sfidojnë idenë tonë për ngjyrat. Veprat e tij të mbushura me iluzion po shfaqen në një ekspozitë në Muzeun e Artit në Hjuston.

Të hysh në botën e Karlos Kruz-Diezit është një sfidë, por edhe kënaqësi për syrin.

Këtu, shpjegon artisti, ngjyra e dritës duket se ndryshon ndërsa kalon pranë.

“Kjo është një ngopje kromoje. Synimi është që të përftosh ngjyrë pa formë. Këtu hyn në një perceptim të pastër”.

Kamera nuk mund të regjistrojë të gjitha ndryshimet e ngjyrave këtu, sepse siç shpjegon artisti, ato janë prodhuar nga shikimi i syrit.

“Kur sheh vetëm një frekuencë drite, është shqetësuese dhe syri përpiqet të përshtatet me këtë eksperiencë. Dhe gjatë procesit, shfaqen tone të ndryshme që nuk ekzistojnë në vend”.

Në një nga sallat e tjera, Cruz-Diez përdor dritën dhe strukturën për ta kthyer shikuesin në pjesë të artit.

Shumë vepra të tjera përdorin struktura të thjeshta plastike dhe materiale të tjera monokromatike për të krijuar përshtypjen e ndryshimit të ngjyrave.

Cruz-Diez thotë se do që ta sfidojë idenë që njerëzit kanë për ngjyrën dhe të shfaqë thelbin e saj.

“E gjithë puna ime është produkt i një reklektimi të gjatë për të përcjellë një ide tjetër për botën e ngjyrave”.

Njerëzit që vizitonin ekspozitën kishin interpretimet e tyre. Shumë prej tyre ishin mahnitur nga mënyra sesi artisti përdorte materiale për të dhënë iluzionin e ndryshimit të ngjyrës.

Ky vizitor nga Meksika i pa veprat nga një perspektivë latino-amerikane.

“Ka shumë ngjyra të forta, si rozë, portokalli, e kuqe, ngjyra që lidhen me traditën parahispanike”.

Arkitektët dhe ata që punojnë në industrinë e dizenjos i pëlqejnë veçanërisht këto vepra. Si për shembull Elaine.

“Siç mund ta shihni, kombinimi është mjaft i mprehtë. Ai ka përdorur materiale të ndryshme, ka përdorur këndet për të bllokuar rrezen e shikimit për të krijuar iluzione të ndryshme. Disa herë, edhe arkitektët e bëjnë këtë. Prandaj kjo është frymëzuese për arkitekturën”.

Në shumë nga veprat e Cruz-Diezit ka lëvizje, prandaj ai njihet si artist kinetik. Por në shumicën e rasteve është lëvizja e shikuesit që e përfton ndryshimin.

Ekspozita e quajtur “Ngjyra në Hapësirë dhe Kohë”, do të jetë e hapur në Hjuston deri më 4 korrik.

XS
SM
MD
LG