Lidhje

Një balerinë me një këmbë protezë sfidon konkurrentet e saj

  • Astrit Lulushi

Shoqata amerikane e zemrës sjell disa të dhëna befasuese mbi testosteronet, se ato ndihmojnë pacientët me infarkt në zemër. Ndërkohë në Teksas, një vajzë adoleshente balerinë sfidon konkurentet e saj. Ajo ka një këmbë protezë dhe vallëzon më mirë sesa shoqet e saj me dy këmbë.

Aftësia e Miranda Cochran si balerinë sfidon dhe frymëzon shumë njerëz. Dhe kjo vjen veçanërisht nga mënyra se si ajo e sheh veten.

Mirana Cochran u lind pa këmbën e majtë. Por kjo nuk e pengoi atë të mësonte për të kërcyer me një këmbë protezë.Ajo thotë se shpesh harron se këmba nuk është e saj - të qenit pozitiv, mos përqëndrimi në të metat e vetes a tjetrit, duket se është faktor suksesi e mirëkuptimi.

Mirana ka fituar shumë trofe, duke konkurruar me vajza që kanë të dy këmbët e veta. "Ato duket se harrojnë se i kanë", thotë ajo

Karrie Cohcran, e ëma e Mirandës, thotë se zgjodhi për ta rritur vajzën e saj duke e ushqyer me një filozofi që sot është duke dhënë rezultat.

"Mos e shiko veten me keqardhje, dhe kurrë mos hiq dorë nga synimi", thotë Karrie Cochran. "Kurrë nuk e kam lejuar që këmbën e saj protezë t'a përdorë si justifikim."

Aftësia e Mirandës për t'u përshtatur frymëzon edhe mësuesit e saj.

"Besoj se talenti është punë dhe ajo punon çdo ditë", thotë mësuesja e baletit Dayna Meixell.

Kjo është frymëzuese për mamanë e Mirandës.

"Nëpërmjet mësimeve, dhe përmes vallëzimit, ajo më bën të ndjehem shumë krenare", thotë Karrie.

Mangësia fizike frymëzon edhe vetë Mirandën.

"Është vetëm një e metë e imja. Ndonjëherë mendoj se është mirë sepse nxit për të punuar. Më bën të jem mirënjohëse për aq sa kam, qoftë edhe një këmbë protezë", thotë kjo balerinë.

Testosteronet dhe infarkti në zemër

Shoqata amerikane e zemrës sjell disa të dhëna befasuese mbi testosteronet. Testosteroni lidhet shpesh me seksualitetin mashkullor. Por një studim i ri zbulon se testosteronet vlejnë edhe për një tjetër të mirë.

Studimi në “Circulation: Heart Failure” , botim i Shoqatës amerikane të Zemrës, konstaton se – kur pacientëve me infarkt në zemër iu dhanë Testosterone- ata filluan të merrnin frymë më mirë dhe të ushtroheshin më shumë fizikisht.

Studimi – ku u përfshinë meshkuj e femra – zbuloi se Testosteroni i shtuar;

- përmirësoi 50 për qind aftësitë e këmbëve për të duruar lodhjen ose për të ecur më gjatë

- tek 35 për qind e pacientëve, simptomat e infarktit në zemër u përmirësuan, në disa raste në shkallë dramatike (dhe)

- solli një shtim të forcës dhe rezistencës së muskujve

Gjatë studimit, shkencëtarët nuk vunë re efekte anësore, qoftë probleme kardio – vaskulare ose kancer në prostatë, që ndonjëherë lidhen me hormonet seksuale mashkullore.

Autorët e studimit thonë se Testosteroni është një terapi premtuese për të përmirësuar aftësitë funksionale të pacientëve me infarkt në zemër.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG