Lidhje

Një bombë shpërthen në Aleppo të Sirisë

  • Zëri Amerikës

Një bombë shpërtheu në qytetin e dytë më të madh të Sirisë, Aleppo, një ditë pasi një shpërthim i dyfishtë makinash bombë në Damask, shkaktoi vdekjen e 27 vetëve dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve thotë se shpërthimi i së dielës në Aleppo ndodhi në mes të dy ndërtesave me apartamente banimi. Ajo shton se sulmi ishte vepër e terroristëve të cilët qeveria siriane i fajëson për kryengritjen opozitare njëvjeçare kundër Presidentit Bashar al-Assad.

Organizata Siriane për Vëzhgimin e të Drejtave të Njeriut me qendër në Britani, thotë se shpërthimi shkaktoi vdekjen e tre personave dhe plagosjen e rreth 25 të tjerëve dje ishte pasojë e një makine bombe pranë një ndërtese të rendit.

Hollësitë e incidentit nuk janë konfirmuar ende në mënyrë të pavarur.

XS
SM
MD
LG