Lidhje

Një dietë e shëndetshme mund të jetë e shtrenjtë


Një dietë e shëndetshme mund të jetë e shtrenjtë
Një dietë e shëndetshme mund të jetë e shtrenjtë

Kohët e fundit qeveria amerikane botoi këshillat për një dietë të shëndetshme.

Por një studim i ri tregon se zbatim i këtyre këshillave vjen me një çmim tepër të lartët. Ekspertët qeveritarë të shëndetit thonë se amerikanët duhet të hanë më shumë ushqime të pasura me; 1- Potasium ose Kalium (banane, kajsi të thata, pjepër, panxhar, fiq, dhe lëng portokalli, nënprodhime qumështi, mish, etj.)

2-Fibër dietike (drithëra dhe nëprodhimet e tyre, fasule, bizele, spinaq, misër i ëmbël, miell i pasitur, bukë e zezë, lakër e kuqe, karota, patate e pjekur, mollë, banane, portokall, etj)

3-Vitamin D (salmoni i egër i konservuar, vaj peshku, sardele të konservuara, e verdha e vezës, etj.)

4-Kalcium (bulmetra, perime te freskta, fruta, arra, ëmbëlsira, peshk, bukë gruri, etj)

Por studimi, botuar në revistën "Health Affairs", zbulon se kjo listë ka të ngjarë të shtojë qindra dollarë shpenzime në buxhetin ushqimor të një personi ose familjeje.

Për shembull, studimi arrin në përfundimin se artikujt ushqimorë të pasura me kalium, janë të kushtueshëm dhe ngrejnë dukshëm shpenzimet vjetore për ushqime.

Autorët e studimit thonë se personat që u përpoqën të zbatonin këshillat e qeverisë për një dietë të shëndetëshme, shumë prej të ardhurave financiare ata i shpenzuan vetëm për ushqime.

Ndërsa personat që shpenzuan më pak, kishin marrë ushqime me përmbajtjen më të ulët të 4 vlerave ushqyesë që përfshihen në rekomandimet e qeverisë.

Studimi arrinë në përfundimin se qeveria duhet të ndihmojë më tepër, në mënyrë që më shumë amerikanë të jenë në gjendje financiare për të ndjekur këshillat që qeveria u jep për një dietë të shëndetshme.

Vizito: http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG