Lidhje

Një ekip astronautësh folën me Papën Benedikti XVI nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës

  • Zëri Amerikës

Një ekip astronautësh folën me Papën Benedikti XVI nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës

Një ekip astronautësh folën me Papën Benedikti XVI nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës

Një ekip astronautësh folën me Papën Benedikti XVI nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, thirrja e parë me video-telefon që është bërë ndonjëherë nga Vatikani.

Udhëheqësi i Kishës Katolike tha se stacioni dhe ekuipazhet e anijes hapësinore janë në krye të përpjekjeve për eksplorimin e hapësirave dhe mundësive të reja. Duke folur nga biblioteka e Vatikanit, Papa Benedikti deklaroi se është koha për përparim të shpejtë shkencor dhe u tha astronautëve se admironte guximin dhe përkushtimin e tyre.

Papa Benedikt shfrytëzoi rastin të pyesë astronautët për përshtypjet e tyre rreth botës nga aq larg, duke shtuar se mbase u duket absurde që grupe të ndryshme që jetojnë në një planet të vogël “të luftojnë dhe të vrasin njëri-tjetrin”.

Astronauti amerikan Mark Kelli, i cili komandon misionin e anijes hapësinore, tani të vendosur në stacionin ndërkombëtar, tha se astronautët “nuk shohin kufij” kur fluturojnë mbi Tokë. Por ai shtoi se njerëzit shpesh luftojnë me njëri-tjetrin për burimet e kufizuara të energjisë, si nafta. Ai tha se dhuna mund të pakësohej me përdorimin e teknologjive që tashmë përdor sistemi hapësinor, si energjia diellore.

XS
SM
MD
LG