Lidhje

Një ekip i Kombeve të Bashkuara pritet të shkojë në Siri


Një ekip i Kombeve të Bashkuara pritet të shkojë në Siri gjatë 48 orëve të ardhshme për të diskutuar lidhur me vendosjen atje të paqeruajtësve, në përpjekje për të ndalur dhunën e qeverisë ndaj kryengritjes një-vjeçare. Një zëdhënës i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe Kofi Annan, njoftoi sot se ekipi i OKB-së do t’i finalizojë hollësitë e vendosjes së vëzhguesve ndëkombëtarë në Damask. Ky vendim i Kombeve të Bashkuara merret pasi zoti Annan dhe presidenti sirian Bashar Al Assad ranë dakord të fillojnë tërheqjen e forcave qeveritare nga zonat ku zhvillohen protestat e opozitës me synimin për ta përfunduar tërheqjen deri më 10 prill. Diplomatët e OKB-së thonë se Presidenti Assad po ashtu ra dakord të marrë disa hapa të menjëhershme, përfshirë ndalimin e lëvizjeve të trupave drejt qendrave të populluara dhe fillimin e tërheqjes së ushtarëve dhe armatimeve të rënda nga këto rajone.

XS
SM
MD
LG