Lidhje

Një fondacion në Kaliforni shpall konkurs për studimin e hartës gjenetike

  • Art Çajms

Një fondacion në Kaliforni shpall konkurs për studimin e hartës gjenetike

Një fondacion në Kaliforni shpall konkurs për studimin e hartës gjenetike

Fondacioni Çmimi X në Kaliforni ka shpallur konkursin e tij më të ri. Organizata e cila përdor çmime me vlerë të lartë monetare për të motivuar arritjet teknologjike, tani synon të shpërblejë shpejt, saktë dhe lirë realizimin e sekuencave gjenetike të njerëzve që jetojnë mbi 100 vjeç.

Në të kaluarën, Fondacioni Çmimi X, ka mbështetur konkurse për eksplorimin e hapësirës dhe makinat që harxhojnë pak karburant. Tani, ky fondacion po përqëndrohet në teknologjinë mjekësore.

“Qëllimi kryesor i këtij çmimi është të arrihet të ketë aplikime mjekësore për sekuencimin e të gjithë gjenomit njerëzor”.

Grant Kampany është drejtor i fondacionit çmimi X me vlerë prej 10 milion dollarësh. Çmimi do t’i jepet një grupi kërkimor i cili arrin saktësinë e hartës gjenetike për 100 individë brenda 30 ditëve, dhe e bën këtë për më pak se 1000 dollarë për person.

Sekuencimi gjenetik sot kryhet më mirë, më shpejt dhe më lirë që kur ai u zbulua një dekadë më parë. Por rezultatet ndryshojnë nga një laborator në tjetrin, prandaj zoti Kampani thotë se aktualisht ai është më i përshtatshëm për kërkime se sa për të diagnostikuar dhe trajtuar pacientët.

“Një moment i rëndësishëm i këtij çmimi është që të vendosë standartin e cilësisë së hartës gjenetike dhe të provojë përpara botës se këto teknologji janë të afta të arrijnë një standard cilësie që mund të ketë përdorime mjekësore”.

Grupet e nisin konkurimin me punime të veçanta mbi mostra gjenetike të 100 individëve, secili prej tyre mbi 100 vjeç. Kur rezultatet e veçanta kombinohen, organizatorët e çmimit X shpresojnë të arrihet ajo që ata e quajnë “një genom në shkallën e aplikimit mjeksor”, çka mund të hedhë dritë të re për t’ju përgjigjur pyetjeve se përse disa njerëz mund të jetojnë një shekull të tërë përgjithësisht me shëndet të mirë.

“Ajo që duam të veçojmë janë arsyet reale gjenetike se përse këta individë janë të aftë të jetojnë gjatë dhe të shmangin sëmundjet që dëmtojnë ose vrasin miliona njerëz në moshë më të re”.

Grant Kampani thotë se Fondacioni Çmimi X është duke kërkuar njerëz që dëshirojnë të japin ADN-në e tyre për këtë konkurs. Ata duan një grup të larmishëm me njerëz të shëndetshëm 100 vjeçarë, ose mundësisht edhe më të moshuar. Konkurrimi nis më 30 janar të vitit 2013.

XS
SM
MD
LG