Lidhje

Një formë e re teatri nëpër rrugët e Nju Jorkut

  • Karolin Uivër

Një formë e re teatri nëpër rrugët e Nju Jorkut

Një formë e re teatri nëpër rrugët e Nju Jorkut

Nju Jorku është një qytet-teatër, duke patur parasysh rrugën e famshme Broadway, si dhe teatrot e tjera në zona të ndryshme të qytetit. Një projekt i quajtur “Art në qendër të qytetit”, ka të bëjë me intrepretimin e aktorëve të rinj 13 deri 19 vjeç. Çdo vit, ata venë në skenë një dramë të re ambicioze, që shkruhet dhe drejtohet nga themeluesi i trupës, Ryan Gilliam. Drama e këtëj vit është “Luftrat e lagjes Bowery, Pjesa e parë”, një variete me temën e luftës që u zhvillua në shekullin e 20-të për kontrollin e zonës zbavitëse të qytetit, të njohur si Lagja Bowery, në Mahhatenin e Poshtëm. Drama interpretohet jashtë, nëpër rrugët e qytetit:

Këta aktorë adoleshentë, drejtohen nga regjisori Ryan Gilliam, skenarist dhe themelues i kompanisë “Downtown art”. Ata janë duke bërë prova nëpër rrugë, në qendër të Manhatanit, në mesin e taksive dhe kalimtarëve.

Aktorët janë të moshës 13-19 vjeçare dhe sot kanë ardhur nga zona të ndryshme të qytetit për të bërë prova para një jurie, duke shpresuar të bëhen pjesë e kompanisë. Gilliam thotë se ai zgjedh ata adoleshentë që duket se e pëlqejnë më tepër aktrimin, edhe kur ata janë të qetë nga natyra dhe të turpshëm.

"Cilido prej këtyre të rinjve që ndjen emocione për të bërë diçka krijuese, është i talentuar. Atyre vetëm që ndoshta nuk u është dhënë ende rasti për të shfaqur talentin".

Ndërsa provat vazhdojnë, aktorët bëhen gati për aktin e dytë.

Xhahsai Chase Owens dhe Zhan Kisera janë 16 vjeç. Ata 4 vjet që janë pjesë e grupit teatral.

"Këtu kam takuar disa nga miqtë e mi më të mirë. Unë hyra në teatër, me mendimin për të mësuar, p.sh. komunikimin me njerëzit, në këtë rast me regjisorin-tani më duhet të iki!"

"Shihet qartë, që kjo nuk është skena e zakonshme e teatrit. Kjo është një mënyrë e re, origjinale, novatore dhe një lloj interesant interpretimi".

Skenari i dramës “Luftrat e lagjes Bowery”, është shkruar nga drejtuesi i grupit dhe njëkohësisht regjisor, Rajën Gilliam, me muzikë të Michael Hickeyt. Ajo e merr temën nga gara e ashpër për bashkinë e Nju Jorkut në vitin 1903 dhe lufta midis dy grupe gangsterësh të qytetit.

“Dje bandat Eastmen dhe Five Pinters thyen rekordin e gjakderdhjes, duke luftuar me armë, dhe duke përhapur terror në të gjithë pjesën lindore të qytetit. Një person u vra, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë”.

Në aktin e parë, aktorët udhëtojnë nëpër rrugë, duke e thënë pa zë rolin e tyre. Publiku i ndjek ata, duke dëgjuar me i-Pode, përmes dialogjeve dhe muzikës së regjistruar më parë.

Kalimtarët nuk dëgjojnë asgjë, pra intrepretimi i aktorëve u ngjan atyre me një pantonimë të çuditshme.

Megjithëse disa anëtarë të trupës janë tepër të talentuar, regjisori Gilliam thotë se synimi i grupit nuk është të përgatisë aktorë, por të ushqejë shpirtin krijues të adoleshentëve. Ai thotë se kjo është arsyeja që kompania funksionon me një buxhet prej vetëm 80 mijë dollarësh në vit.

“Një nga gjërat që mund të them kur punoj me adoleshnetët, duke i ndihmuar ata të bëjnë punë krijuese, ështe se ky jo vetëm që është një proces artistik që të jep kënaqësi, por ai ndikon në jetën e të gjithëve. Të gjithë ne ndjehemi më të lumtur pas dy orë provash, jemi më pranë njeri tjetrit dhe të gatshëm për të vazhduar jetën që na pret pas provave”.

Kompania “Art në qendër të qytetit” vazhdon atë që regjizori Gilliam e quan seriali i tij “i trashëgimisë” për vitin e ardhshëm, me pjesën e dytë të dramës. Në këtë pjesë tregohet historia e dashurisë së dy të rinjve, bazuar tek “Romeo dhe Zhuljeta” e Shekspirit, të cilët gjenden në mesin e luftës së bandave të ndryshme për të marrë kontrollin e lagjes Bowery të Nju Jorkut. Regjisori Xhilliam thotë se edhe pjesa e dytë do të interpretohet pikërisht nëpër rrugët ku janë zhvilluar këto beteja 100 vjet më parë.

XS
SM
MD
LG