Lidhje

Një gazetë norvegjeze pretendon të ketë dokumentat sekrete të papublikuara nga WikiLeaks

  • Zeri Amerikës

Një gazetë norvegjeze pretendon të ketë dokumentat sekrete të papublikuara nga WikiLeaks

Një gazetë norvegjeze pretendon të ketë dokumentat sekrete të papublikuara nga WikiLeaks

Një gazetë norvegjeze thotë se ka në dorë të 250 mijë komunikimet sekrete diplomatike që zotëroheshin fillimisht vetëm nga WikiLeaks, që faqja e debatueshme elektronike ka publikuar në një numër të pakët gazetash.

Redaktori i gazetës Aftenposten, Ole Erik Almlid tha sot se ka marrë dokumentat që WikiLeaks nuk i ka publikuar ende. Ai refuzoi të thoshte se si i ka marrë dokumentat.

Deri tani WikiLeaks u ka dhënë vetëm gazetave New York Times, The Guardian, Le Monde, El Pais dhe Der Spiegel dokumentat sekrete.

Por sot, gazeta ruse Novaya Gazeta tha se kishte bashkuar forcat me WikiLeaks për të publikuar dokumentat sekrete që lidhen me korrupsionin politik rus.

Novaya Gazeta thotë se ka një numër të kufizuar dokumentash nga databaza e WikiLeaks dhe do të fillojë publikimin e tyre muajin e ardhshëm. Gazeta e pavarur është në pronësi të ish udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbachev dhe miliarderit Alexander Lebedev.

XS
SM
MD
LG