Lidhje

Një Gjykatë e Pireut në Greqi nis procesin kundër disa pjesëtarësh të forcave speciale të ushtrisë


Një Gjykatë e Pireut në Greqi nis procesin kundër disa pjesëtarësh të forcave speciale të ushtrisë
Një Gjykatë e Pireut në Greqi nis procesin kundër disa pjesëtarësh të forcave speciale të ushtrisë

Një Gjykatë e Pireut në Greqi nisi gjykimin për një grup pjesëtarësh të forcave speciale të ushtrisë greke. Ata janë paditur nga Komiteti grek i Helsinkit për thirrjet rraciste antishqiptare gjatë një parade ushtarake vitin e shkuar.

Mediat zyrtare greke njoftuan se një grup i gjerë pjesëtarësh të forcave speciale të ushtrisë greke, posaçërisht Njësisë së Marinës Detare, po gjykohen nga Gjykata e Pireut në Greqi për thirrjet antishqiptare gjatë një parade ushtarake marsin e vitit të shkuar.

29 pjesëtarët u paditën nga Komiteti grek i Helsinkit pas shfaqjes së pamjeve video të cilat tregonin ushtarakët në një paradë në kryeqytetin grek Athinë duke kënduar një marsh ushtarak ku shprehej urrejtja ndaj shqiptarëve.

Vëzhguesi grek i Komitetit të Helsinkit Panajotis Dimitras reagoi menjëherë pas ngjarjes dhe organizata që ai përfaqëson bëri edhe depozitimin e padisë për shkelje të Ligjit Kundër Racizmit. Pas gati një viti e gjysëm është hapur proçesi gjyqësor ndaj ushtarakëve grekë, pjesë e forcës elitë. Proçesi gjyqësor ,sipas burimeve mediatike greke , ka filluar me dëgjimin e palëve .

Mjetet greke të informimit njoftuan se ndërsa procesi zhvillohej në gjykatë , të afërm dhe qytetarë grekë u mblodhën jashtë dyerve të gjykatës duke lëshuar parrulla patriotike. Gjyqi është ndjekur gjithashtu nga përfaqësuesit politikë të Partisë së ekstremit të djathtë “Laos”.

Komuniteti i emigrantëve shqiptarë i përcolli vitin e shkuar me shqetësim pamjet e shfaqura në fillim nga televizionet shqiptare dhe më pas edhe nga mjete kryesore televizive greke të ciat tregonin një marrshim ushtarakësh të njësisë detare tek këndonin një marsh antishqiptar. Ministria e Jashtme shqiptare kishte reaguar menjëherë pas ngjarjes me forcë ndërsa autoritetet greke të mbrotjes deklaruan atëherë se do të hapnin një hetim mbi ngjarjen.

Ndonëse në Greqi janë ulur ndjeshëm gjatë viteve të fundit tonet rraciste ndaj shqiptareve nuk mungojnë raste të veçuara. Trajtimi i tyre, sidomos në mjetet greke të informimit, sipas analistëve të shtypit nga Athina, është bërë me tone më realiste. Kjo, sipas tyre, larg problematikave të viteve të shkuara kur shqiptarëve u visheshin epitete , sidomos me ngjarje kriminale që më pas rezultonte se këto ngjarje se nuk kishin të bënin me emigrantët shqiptarë

XS
SM
MD
LG