Lidhje

Një gjykatë iraniane dënon me vdekje një amerikan të akuzuar për spiunazh

  • Zëri Amerikës

Një gjykatë iraniane dënon me vdekje një amerikan të akuzuar për spiunazh

Një gjykatë iraniane ka dënuar me vdekje një amerikan, nën akuzat veprimtari spiunazh për CIA-n. Në dhjetor, televizioni shtetëror iranian transmetoi një video të një burri të identifikuar si Hekmati, i lindur në Arizona nga dy prindër iranianë.

Agjencia gjysëm-zyrtare e lajmeve e Iranit ka thënë sot se gjykimi kundër Amir Miraei Hekmatit u bë për shkak të lidhjeve me CIA-n dhe për bashkëpunim me “një vend armik”.

Departamenti Amerikan i Shtetit më parë ka kërkuar lirimin e tij, duke thënë se akuzat për spiunazh nuk janë të vërteta dhe se Irani është i njohur për ndalimin e personave “të huaj, të pafajshëm për arsye politike”.

XS
SM
MD
LG