Lidhje

Gjykata italiane lë në fuqi vendimin për dënimin e një aleati të Berlusconit


Një gjykatë italiane mbajti në fuqi vendimin për dënimin e një aleati politik të kryeministrit Silvio Berlusconi për lidhjet e tij me Mafian Siçiliane.

Por gjykata e apeleve në Palermo uli nga nëntë në shtatë vjetë dënimin e Marcello Dell’Utrisit.

Dell’Utri u gjet fajtor në vitin 2004 për lidhje me grupin lokal të krimit të orgalizuar të njohur si Cosa Nostra. Ai ka mohuar të ketë lidhje me Mafian.

Avokatët e Dell’Utrit po e apelojnë vendimin në gjykatën e lartë në Romë.



XS
SM
MD
LG