Lidhje

Një gjykatës federal bllokon përkohësisht kërkimet me qelizat embrionale

  • Zëri Amerikës

Një gjykatës federal bllokon përkohësisht kërkimet me qelizat embrionale

Një gjykatës federal bllokon përkohësisht kërkimet me qelizat embrionale

Një gjykatës federal amerikan i ka bllokuar përkohësisht përpjekjet nga administrata e presidentit Obama për të hequr kufizimet për kërkime shkencore me qeliza embrionale njerëzore. Gjykatësi Royce Lamberth nxorri një vendim gjyqësor paraprak të hënën duke ndaluar financimet federale për kërkime të tilla.

Ai vendosi në favor të çështjes së ngritur nga disa paditës të cilët argumentojnë se kërkimet me qeliza embrionale njerëzore kanë të bëjnë me shkatërrimin e embrioneve njerëzore. Disa grupe të krishtera që janë kundër kërkimeve shkencore të tilla e mbështesin çështjen në gjykatë.

Presidenti amerikan Barak Obama nënshkroi një urdhër ekzekutiv vitin e kaluar duke hequr disa kufizime të vëna nga pararendësi i tij George Bush, mbi financimet federale për kërkime që përdorin qelizat embrionale.

Shkencëtarët thonë se qelizat fshehin premtimet për kurime dhe trjatimin e sëmundjeve që nga diabeti e deri tek paraliza. Kritikët thonë se përdorimi i embrioneve njerëzore për kërkime është i pamoralshëm dhe përbën shkatërrim të jetës njerëzore.

XS
SM
MD
LG