Lidhje

Një grup izraelitësh propozojnë një plan të ri paqeje


Një grup izraelitësh propozojnë një plan të ri paqeje
Një grup izraelitësh propozojnë një plan të ri paqeje

Një grup izraelitësh, përfshirë disa ish krerë të sigurisë, kanë propozuar një plan të ri paqeje që bën thirrje për krijimin e një shteti palestinez, me Jeruzalemin lindor si kryeqytetin e tij.

Nisma e paqes bën thirrje që Izraeli të tërhiqet nga toka që pushtoi në vitin 1967 në Bregun Perëndimor dhe Lartësitë Golan, me modifikime të bazuara në marrëveshje për shkëmbime territoresh. Aty bëhet thirrje edhe që Izraeli t’u paguajë kompensime refugjatëve dhe t’i lejojë ata të kthehen në shtetin palestinez.

Këto çështje janë disa nga më kryesoret në bisedimet e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve që ngecën vitin e kaluar.

Plani i publikuar këtë javë dhe i nënshkruar prej më shumë se 40 izraelitëve, bazohet tek një nismë e e vitit 2002 të Arabisë Saudite.

Dje, presidenti amerikan Barak Obama tha se ndryshimet që kanë përfshirë Lindjen e Mesme e bëjnë më ngutshme se asnjëherë tjetër gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve.

XS
SM
MD
LG