Lidhje

Një grup ligjvënësish amerikanë vizitojnë Kosovën


Një delegacion i Kongresit amerikan, filloi sot një vizitë dyditëshe në Kosovë.

Delegacioni i drejtuar nga ligjvënësi David Dreier, u takua sot pasdite me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, ndërsa nesër do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi si dhe me anëtarë të këtij parlamenti.

Ligjvënësi republikan, David Dreier, përfaqëson shtetin e Kalifornisë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtar i të cilit është që nga viti 1981.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG