Lidhje

Shkencëtarët thonë se kanë matur një thërrmijë atomike me shpejtësi më të madhe se ajo e dritës

  • Zëri Amerikës

Shkencëtarët thonë se kanë matur një thërrmijë atomike me shpejtësi më të madhe se ajo e dritës

Shkencëtarët thonë se kanë matur një thërrmijë atomike me shpejtësi më të madhe se ajo e dritës

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim i cili, nëse vërtetohet, mund të ndryshojë ligjet e fizikës.

Një grup shkencëtarësh ndërkombëtar thotë se ka matur një thërmijë nën-atomike, e quajtur neutrino, të lëvizë më shpejt se shpejtësia e dritës – diçka kjo që konsiderohej e pamundur.

Një përshpejtues (akselator) thërmijash dërgoi një tufë neutrinosh në një largësi prej 730 kilometrash, nga Qendra Evropiane për Kerkimet Bërthamore në Zvicër deri në një laborator në Itali. Shkencëtarët thanë se ata ishin shumë të habitur kur vunë re se neutrinot e kishin bërë këtë distancë brenda 60 nano-sekondash, pra më shpejt se shpejtësia e dritës.

Teoria e relativitetit e Albert Ainstaijnit e vitit 1905 është një gur themeli për regullat e fizikës moderne dhe ajo bazohet mbi idenë se asgjë nuk lëviz më shpejt se drita.

Nëse ky zbulim mbi neutrinot vërtetohet, ai do të hedhë dyshime mbi shumicën e zbulimeve të bëra mbi mënyrën se si funksionon universi.

XS
SM
MD
LG