Lidhje

Një klub me famë botërore i xhazit feston 30 vjetorin

  • Dag Levin

Një klub me famë botërore i xhazit feston 30 vjetorin

Një klub me famë botërore i xhazit feston 30 vjetorin

Një nga klubet më të famshme të xhazit në botë po feston 30 vjetorin e krijimit të tij. Pronari i klubit e ka konceptuar këtë përvejtor si një festival xhazi, ku janë të pranishm përfaqësues të rrymave tradicioanle të muzikës amerikane por edhe botërore.

Kur Denni Bensusan hapi një klub xhazi në vitin 1981, ai asnjëherë nuk e mendonte se ky klub do të kthehej në një institucion të muzikës në Nju Jork. Me kalimin e viteve, klubi tërhoqi disa prej emrave më të spikatur të muzikës xhaz, si dhe të rinj të talentuar në këtë gjini.

Sipas Bensunsanit, çelësi i këtij suksesi ishte muzika e mirë xhaz në një ambjent intim e të ngrohtë. Besnikëria ishte gjithasht një faktor, sepse audienca e dinte që në klub do të interpretonin muzikantë të mirë.

Trioja Oscar Peterson fitoi një çmim Grammy për albumet e regjistruara në klubin Blue Note në 1990. Klubi ishte vendi ku janë regjistruan dhe disqe të Lionel Hamptonit, Dizzy Xhillespie dhe Arturo Sandoval, sikurse ishte mikpritës edhe për pjanistin 90 vjeçar Dave Brucbek, i cili ka dhënë tre shfaqe së fundi në festivalin e Xhazit në klubin Blue Note.

Gjatë gjithë muajit qershor, klubi Blue Note do të zhvillojë më shumë se 80 shfaqje në zona të njohura të qytetit të Nju Jorkut. Në këto shfaqe do të ketë muzikë tradicionale për klubin Blue Note si Bluz, Fank, R&B, gospel si dhe muzikë botërore.

XS
SM
MD
LG