Lidhje

Arabia Saudite po tërheq vëzhguesit nga Siria

  • Zëri Amerikës

Arabia Saudite po tërheq vëzhguesit nga Siria

Arabia Saudite thotë se po tërheq vëzhguesit nga Siria, në shenjë proteste ndaj atij që e quajti dështim të qeverisë siriane për të respektuar planin e Lidhjes Arabe për të frenuar shtypjen e dhunshme të kryengritjes dhjetëmujore të opozitës.

Ministri i Jashtëm Saudit, Princ Saud al-Faisal e bëri të njohur kërë tërheqje sot, në një takim të Ministrave të Jashtëm të Lidhjes Arabe në Kairo. Ministrat po diskutonin për zgjatjen e misionit të vëzhguesve në Siri, pasi mandati njëmujor i vëzhguesve përfundoi të enjten.

Më herët, komiteti i ministrave të jashtëm të Lidhjes Arabe që merret me krizën siriane rekomandoi zgjatjen e misionit të vëzhguesve edhe për një muaj dhe rritjen e numrit të personelit të tij.

Por misioni i Lidhjes Arabe është mkritikuar ashpër nga aktivistët e opozitës që akuzojnë Damaskun se po mashtron vëzhguesit dhe po i përdor si mburojë për të intensifikuar sulmet ndaj protestuesve anti-qeveritarë dhe kryengritësve.

Ministri i jashtëm saudit bëri thirrje për më shumë presion ndërkombëtar ndaj Presidentit sirian Bashar al-Assad për të ndalur dhunën. Ai nxiti vende të tjera myslimane, si edhe Kinën, Rusinë, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara që të luajnë rol në këtë përpjekje.

XS
SM
MD
LG