Lidhje

Një kurë për shurdhimin, objektiv i shkencës

  • Peter Fedinski

Një kurë për shurdhimin, objektiv i shkencës

Një kurë për shurdhimin, objektiv i shkencës

Akademia e Mjekësisë në Nju Jork organizoi këto ditë një konferencë me përkrahjen e Fondacionit të Shëndetit për të paraqitur një kurë ndaj shurdhimit të shkaktuar nga qelizat e dëmtuara në vesh. Rreth 37 milionë amerikanë vuajnë një formë e humbjes së dëgjimit, duke përfshirë një kompozitor të Broadwayt, i cili përballet me shurdhim të thellë.

Kjo muzikë dinamike është vepër e Jay Alan Zimmermanit, një kompozitor nga Nju Jorku me humbje të madhe të dëgjimit. Atë e quajnë edhe "Beethoveni i Brodueit." Pjesa e titulluar "Roboticus," është rreth një njeriu që përmirëson trupin e tij me pjesë artificiale për t'u bërë robot.

"Kjo është zgjedhja që unë përballem: A të marr një pajisje dëgjimi të implantuar në vesh dhe të bëhet një njeri Bionic? Në qoftë se kjo më kthen dëgjimin normal, unë do t'a merrja menjëherë."

Për këtë gjendje që e hodhi Zimmermanin botën e heshtjes 10 vjet më parë, nuk ka diagnozës. Ai gjithashtu mbështetet tek drita për të plotësuar muzikën e tij. Zimmerman thotë se problemi i tij dëgjimit mund të jetë pasojë e dëmtimit të sensorëve në vesh, që të transmetojnë sinjale zanore në tru.

Megjithëse pajisja elektronike e njohur si "implant koklear" përmirëson dëgjimin, ajo nuk lejon shijimin e muzikës ose të gjitha bukurive të zërit. Zimmerman parapëlqen të presë derisa shkencëtarët të gjejnë një mënyrë për rigjenerimin e qelizave të dëmtuara të veshit.

Ndërkohë, shkencëtarët kanë siguruar një informacion të vlefshëm nga një burim i papritur.

Dr. Mark Warchol (Uorkol)) i fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Uashington shpjegon se çfarë të rejash ka sjellë ky informacion.

"Veshi i pulëbardhës (avian) ka aftësi të rigjenerojë receptorët ndijor pas lëndimit. Shurdhimi i një zogu, për shembull, rezulton të jetë një gjë shumë i përkohshme. Brenda disa javësh, të gjitha qelizat e vdekura ose të dëmtuara ndijore, zëvendësohen nga qeliza të reja."

Ndryshe nga pulat, njerëzit nuk mund të zëvendësojnë qelizat ndijore që i humbin nga plakja ose zhurma e madhe.

Shkencëtarët në takimin e akademisë mjekësore të Nju Jorkut vunë në dukje se trupi i njeriut nuk ka kapacitet të zëvendësojë apo rigjenerojë qelizat e vdekura ose të dëmtuara në lëkurë, në aparatin e tretjes dhe në mëlçi. Dr Andrew Groves i Shkollës së Mjekësisë Baylor thotë se shkencëtarët janë duke u përpjekur t'i japin njeriut aftësi qelizave ndijore ose të dëgjimit, që janë edhe më të komplikuara.

"Problemi mund të ndahet në dy procese të thjeshta; për të riparuar diçka, nevojiten më shumë qeliza; dhe e dyta, qelizat duhet të ndahen. Pra, për të kuptuar se çfarë e detyron qelizën të ndahet dhe pastaj të ndalet në kohën e duhur, kjo është shumë e rëndësishme të kuptohet."

Por studiuesit thonë se "thjeshtimi" i problemit mund të marrë 10 vjet dhe dhjetra miliona dollarë për të financuar këtë përpjekje.

Tani për tani, Jay Alan Zimmerman është nuk pranon të trajtohet me operacion, ndërsa pret për një kurë. Ai thotë se do të vazhdojë të kompozojë muzikë dhe t'i interpretoi ato për teatrin në Broduej.

XS
SM
MD
LG