Lidhje

Një në tre qytetarë shqiptar, i ekspozuar ndaj rryshfetit

  • Zëri Amerikës

Një në tre qytetarë shqiptar, i ekspozuar ndaj rryshfetit

Një në tre qytetarë shqiptar, i ekspozuar ndaj rryshfetit

Në Shqipëri thuajse një në tre qytetarë është I ekspozuar ndaj ryshfetit, ndërsa vetëm 1 përqind e denoncojnë atë. Këto janë disa nga përfundimet e një sondazhi të kryer nga Instituti I Statistikave

Sondazhi është kryer me 5700 qytetarë dhe nga përfundimet e tij rezulton se 19,3 përqind e të pyeturve kanë paguar ryshfet në 12 muajt e fundit. Shqiptarët u japin para nën dorë, mesatarisht 43 euro, sipas sondazhit, nëpunësve të cilët duhet t’u ofrojnë atyre shërbime Sektori që vlerësohet më i korruptuar është ai shëndetësisë, ku qytetarët shprehen se paguajnë mjekët dhe infermierët.

30 përqind e qytetarëve japin ryshfet në mënyrë të vullnetshme ndërsa në 50 përqind të rasteve zyrtarët ua lënë atyre ta nënkuptojnë nevojën për pagesë nën dorë dhe vetëm në 10 përqind të rasteve ajo u kërkohet haptazi.

Korrupsioni në Shqipëri mbetet një problem I cili ngrihet me shqetësim thuajse në të gjithë raportet ndërkombëtare, pavarësisht se njihen edhe hapat që janë bërë për ta luftuar këtë fenomen

XS
SM
MD
LG