Lidhje

Një person i veshur me uniformën e ushtrisë afgane vret një ushtar të NATO-s

  • Zëri Amerikës

Një person sulmues i veshur me një uniformë të ushtrisë afgane hapi zjarr mbi një grup të trupave të NATO-s në lindje të Afganistanit, duke vrarë një ushtar.

Të shtënat me armë zjarri që ndodhën sot janë të paktën incidenti i 15 këtë vit në të cilin një ushtar afgan ose një kryengritës i cili ishte veshur me rroba të ushtrisë afgane ka qëlluar mbi forcat e koalicionit.

Një deklaratë e NATO-s nuk ka identifikuar shtetësinë e ushtarit që është vrarë dhe nuk ka dhënë hollësi për fatin e personit të armatosur. Zyrtarët afganë thanë se incidenti ndodhi në provincën Kunar.

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin, edhe pse grupi kryengritës rregullisht merr përgjegjësi për dhunën në vend, edhe në qoftë se ata nuk kanë gisht në sulmet të këtij lloji.

XS
SM
MD
LG