Lidhje

Një pilot afgan vret 9 amerikanë të NATO-s në Kabul


Një pilot afgan vret 9 amerikanë të NATO-s në Kabul
Një pilot afgan vret 9 amerikanë të NATO-s në Kabul

Zyrtarët thonë se një pilot i ushtrisë afgane hapi zjarr ndaj trupave të NATO-s në Kabul sot, duke vrarë 8 ushtarë amerikanë dhe një kontraktor po amerikan. Ky renditet si incidenti më vdekjeprurës i kësaj natyre që nga fillimi i luftës në vitin 2001.

Ministria afgane e mbrojtjes tha se piloti veteran goditi dhe vrau trupat e koalicionit gjatë një zënke në një dhomë konferencash të forcës ajrore afgane në aeroportin e Kabulit. Piloti u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Pentagoni i identifikoi të 9 viktimat si shtetas amerikanë. 5 pjesëtarë të forcës afgane të sigurisë u plagosën.

NATO e ka dënuar sulmin, siç ka bërë dhe presidenti i Afganistanit Hamid Karzai, i cili ka urdhëruar një hetim.

Zyrtarë afganë të mbrojtjes kundërshtuan një deklaratë të Talibanëve sipas të cilëve njeriu që hapi zjarr ishte dhe i veshur me uniformë në momentin e sulmit.

XS
SM
MD
LG