Lidhje

Një program arti i bashkon fëmijët në Baltimorë


Një program arti i bashkon fëmijët në Baltimorë
Një program arti i bashkon fëmijët në Baltimorë


INTRO: Katër vite më parë, Beth Barbush, një artiste dhe aktiviste në Baltimorë të Merilendit, filloi të mblidhte fëmijët në oborrin e shtëpisë së saj për të bërë projekte arti dhe aktivitete tjera. Këto grumbullime të rastësishme shpejt u shëndrruan në takime javore të ashtuquajtuara “Arti i Oborrit”. Sot ky është një nga programet më të mëdha dhe më jetëgjata në Remington, një lagje historike e Baltimorës që ka nivele të lartë të krimit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Ana Uard sjell hollësitë.

T I M E :

TEXT: Takimet “Arti i Oborrit” filluan në verën e 2007-ës, me pak mjete nga bodrumi i shtëpisë së zonjës Beth Barbush...disa fëmijë të mërzitur me pushimet verore...dhe shumë entuziazëm.

((BETH BARBUSH, “PORCH ART” FOUNDER))

“Fillova me takime një herë në javë në mbrëmje, rreth 1 orë e gjysmë, duke lozur me fëmijët dhe unë përfitoja nga kjo sepse fillova të njihesha me njerëzit e lagjes dhe mendoj se fëmijët përfitonin nga kjo sepse atyre iu dha mundësia të bënin diçka”.

Takimet shumë shpejt lëvizën nga oborri i zonjës Beth në trotuarin pranë shtëpisë së saj në Baltimore, ku fëmijët provonin forma të reja të artit çdo javë. Projekti i ditës së sotme është kaligrafia, por aty përfshihen edhe piktura, skulptura dhe vizatimet. Ata që nuk duan të argëtohen me artin mund të përdorin shkumësat ose mund të luajnë e të bëjnë ushtrime fizike me hula hup. Toha Muhamed është nxënëse e shkollës fillore.

((TOHA MUHAMED, “PORCH ART” STUDENT))

“Çdo javë ne bëjmë gjëra interesante që më pëlqejnë. Ne bëjmë vepra arti dhe zeje, ndërtojmë gjëra të vogla. Prandaj unë dua të vij këtu”.

Projektet e artit drejtohen nga vullnetarë të ndryshëm vendas. Në mesin e tyre ka shumë prindër të cilët u bashkohen fëmijëve të tyre. Catherine Bear është e ëma e një prej fëmijëve që merr pjesë në këtë aktivitet. Ajo thotë se ky program shërben për forcimin e komunitetit dhe besueshmërisë.

((CATHERINE BEAR, PARENT))

“Fëmija im merret me diçka një herë në javë. Këtë gjë ajo nuk e bën në ditët tjera të javës. Këtu ajo ka mundësi të kalojë kohën me fëmijë të tjerë duke u marrë me artin”.

Takimi i sotëm fillon një prezantim muzikor. Muzikantët vendas kanë shprehur vullnetin t’u bien instrumenteve të tyre muzikore ndërkohë që fëmijët merren me projektet e tyre të artit. Jason Reed thotë se programi ka sjellë ndryshim në këtë lagje.

((JASON REED, MUSICIAN AND VOLENTEER))

“Thjesht fakti që shtëpitë janë ndërtuar afër njëra tjetrës nuk krijon komunitet, aktivitetet si ky krijojnë ndjenjën e komunitetit. Nuk mund të them se kjo e pakëson krimin dhe shpëton jetë por këta njerëz nuk do të vjedhin njëri tjetrin. Pra krijohet një ndjenjë kujdesi dhe përgjegjësie që nuk mund të nënvlerësohet”.

Programi organizohet pa ndihma financiare nga jashtë. Shumica e pajisjeve janë të dhuruara ose blihen nga vullnetarë vendas.

((BETH BARBUSH, “PORCH ART” FOUNDER))

“Të gjithë mund ta bëjnë këtë. Nuk ka rëndësi çfarë aftësish keni. Aktivitetet mund të bëhen me muzikë, gatime, teatër, art ose kopshtari. Mendoj se ky është një shembull për të tjerët se çdokush mund të organizojë një program të këtij lloji”.

Beth Barbush thotë se programi “Arti i Oborrit” i ka ndryshuar jetën në Baltimore. Kjo është hera e parë që ajo ka njohur të gjithë fqinjët e saj me emër dhe për herë të parë vërtetë është ndjerë pjesë e komunitetit.

XS
SM
MD
LG