Lidhje

Një protezë e re bionike për krahun


Një protezë e re bionike për krahun
Një protezë e re bionike për krahun

Jeta e dhjetëra mijëra njerëzve - burra, gra e fëmijë - ndryshon përgjithmonë kur ata humbasin duart apo këmbët në shpërthimet e minave tokësore, sulme me bomba apo aksidente. Në dekadën e kaluar gjithnjë e më shumë pajisje motorrike protezë kanë ndihmuar këta njerëz të rifitojnë disa nga funksionet e gjymtyrëve të humbura. Shkencëtarët tani janë duke zhvilluar një lloj krahu protezë që mundëson një pacient të rifitojë ndjesinë e prekjes.
text
Ushtarët amerikan të cilët kanë humbur gjymtyrë në luftërat në Afganistan dhe Irak shpesh përfundojnë në Spitalin Walter Reed në Uashington për rehabilitim dhe për t’u pajisur me proteza.
Dr Todd Kuiken punon me këta pacientë dhe të tjerë për të provuar një krah bionik që ai i zhvilluar.

Këtu, Dr Kuiken shpjegon punën e tij me ndihmën e veteranit të luftës në Irak, Glen Lehman. Puna e Dr Kuiken është përqëndruar në zhvillimin e një krahu artificial që mund t’i përgjigjet komandave të trurit.
"Ajo që ne bëjmë është përdorimi i fijeve nervore që kanë mbetur ende. Megjithëse krahu ka humbur,"

Dr Kuiken shpjegon se fijet nervore nga krahu i prerë lidhen me muskujt e mbetur, në gjoks dhe në krah. Fijet nervore që kontrollojnë hapjen dhe mbylljen e dorës janë bashkangjitur në vende të ndryshme.

"Tani Glen mendon të përthyej krahun dhe fijet nervore e ndihmojnë atë të lëvizë brylin.”

Në këtë rast, elektrodat e vendosura në muskuj veprojnë si antena. Kur truri dërgon një impuls elektrik nervor, elektroda i merr sinjalet dhe ia dërgon protezës e cila aktivizohet. Me krahun e tij të ri, Lehman mund të mbajë një tabaka, ose të hapë një derë frigoriferi, pothuajse pa menduar.

"Kjo ka bërë që unë të rifitoj aftësinë lëvizëse të krahut. Sepse të mos jesh në gjendje të kryesh as veprimet më të thjeshta, ose t’i kryesh ato me një dorë, është shumë e vështirë.

Mjekët janë në gjendje tani që pjesë të fijeve nervore të duarve dhe gishtave t’i transferojnë tek muskujt e krahut dhe në këtë mënyrë pacienti me protezë mund të rifitojë ndjesinë e prekjes.

"Nëse ju prekni lëkurën, pacienti ndjen sikur ju po prekni dorën e tij të humbur.

Dr Kuiken thotë teknologjia prosthetike ndodhet në fazën kur pritet të shihet një numër në rritje i gjymtyrëve artificiale bionikë, që do t’i ndihmojnë personat me gjymtyrë të prera të bëjnë jetë normale.

XS
SM
MD
LG