Lidhje

Një raport i autoriteteve amerikane fajëson BP për ndotjen në Gjirin e Meksikës


Një raport i autoriteteve amerikane fajëson BP për ndotjen në Gjirin e Meksikës
Një raport i autoriteteve amerikane fajëson BP për ndotjen në Gjirin e Meksikës

Një raport i fundit i autoriteteve amerikane bën me faj kryesisht firmën BP për derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës vitin e kaluar. Ky ishte incidenti më i rëndë i derdhjes së naftës në det në Shtetet e Bashkuara.

Në një raport të botuar të mërkurën, Rroja Bregdetare dhe Byroja e Burimeve Energjitike Oqeanore venë në dukje se rrjedhja erdhi si pasojë e menaxhimit të keq të rrezikut për këto lloj shpimesh, e difekteve me çimentimin e pusit dhe e një sërë vendimeve të keq-informuara të personelit të platformës në det.

Sipas raportit, përgjegjësia kryesore për operacionet në pusin Macondo dhe për sigurinë e punonjësve është e firmës britanike BP. Por raporti po ashtu fajëson edhe firmat TransOcean, pronarja e platformës në det, firmën Halliburton, përgjegjëse për çmimentimin e pusit dhe kompaninë Cameron, përgjegjëse për valvolat e shpëtimit të platformës naftë-nxjerrëse.

Firma BP u përgjigj të mërkurën duke thënë se raporti ishte në përputhje me hetimet e tjera zyrtare që citojnë një shumë-llojshmëri shkaqesh dhe një sërë kompanish të përfshira. BP thotë se që nga incidenti ajo ka marrë masa për të përmirësuar gjendjen e sigurisë dhe shpreson se edhe firmat e tjera partnere do të mbajnë përgjegjësi për rolin e tyre në këtë fatkeqësi.

XS
SM
MD
LG