Lidhje

Pentagoni: Kina vazhdon të shtojë aftësitë ushtarake

  • Al Pessin

Raporti, i cili kërkohet nga Kongresi, thotë se Kina po ndërton një rraketë me rreze të gjerë kundër anijeve dhe po përgatitet që të vërë në funksion aeroplanmbajtëset më vonë gjatë kësaj dekade si pjesë e përpjekjeve të saj për tu bërë forca ushtarake kryesore në Azi. Kjo është pozita që mban tani Kina dhe zyrtarët amerikan thonë se ai vend synon të ruajë.

Raporti thotë gjithashtu se Kina po ndërton nëndetëse gjithnjë e më të sofistikuara, anije dhe raketa të kapaciteteve të ndryshme si dhe po ndërton kapacitetet e saj për të zhvilluar luftë informative.

Duke folur me kusht mos nxjerrjen e identitetit, një zyrtar i lartë i mbrojtjes thotë se Kina po punon për të ngushtuar hendekun ndërmjet aspiratave të saj dhe aftësive.

Sipas dokumentit, këto aspirata përfshijnë qasjen ndaj burimeve natyrore që janë larg brigjeve të Kinës në Detin e Kinës Jugore dhe aftësive për të influencuar përfundimin e mosmarrëveshjeve rajonale në favor të saj, kryesisht në lidhje me të ardhmen e Taivanit.

Një zyrtar i Pentagonit tha se pjesmarrja afatgjatë e Kinës në përpjekjet ndërkombëtare kundër piratërisë në brigjet e Afrikës demostron aftësitë e atij vendi për të përballuar një forcë shumë larg nga ujërat e saj. Raporti i vitit të kaluar tha se Kina do ta arrijë këtë kapacitet në menyrë të kosiderueshme në vitin 2020.

I vetmi koment i Pentagonit për shtypin mbi raportin erdhi nga zëdhënësi Bryan Whitman.

Në këtë raport kemi zgjedhur me kujdes gjuhën. Ne mendojmë se raporti qëndron në vetvete. Nuk jemi munduar të japim spjegime të tepruara për raportin apo ndonjë gjë të asaj natyre.

Raporti përllogarit se Kina shpenzoi rreth 150 miliard dollarë për mbrojtjen vitin e kaluar, afro dyfishin e buxhetit të njoftuar zyrtarisht. Si nga njoftimet zyrtare apo përllogaritjet amerikane, shpenzimet kineze të mbrojtjes janë katërfishuar që nga viti 1996. Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë se 500 miliard në vit për mbrojtjen.

Zyrtari i Pentagonit i cili foli me kusht ruajtjen e identitetit, bëri thirrje që Kina të rifillojë kontaktet ushtarake me Shtetet e Bashkuara të cilat i pezulloi pas shitjes së armëve Taivanit nga Amerika në muajin janar. Zyrtari tha se zgjerimi i aftësive ushtarake nga Kina i bën më të rendësishme kontaktet e tilla ushtarake në menjanimin e keqkuptimeve dhe përllogaritjeve të gabuara që mund të çojnë në konflikt.

Zyrtari tha se raporti ishte thuajse gjysëm viti me vonesë si rezultat i çështjeve për të cilat nuk dha detaje të cilat dolën gjatë klasifikimit të raportit nëpër instancat e Pentagonit dhe disa agjenci të tjera të qeverisë amerikane.

XS
SM
MD
LG