Lidhje

Një raport i ri i Kongresit për të burgosurit e Guantanamos


Një raport i ri i Kongresit për të burgosurit e Guantanamos
Një raport i ri i Kongresit për të burgosurit e Guantanamos

Një raport i ri i Kongresit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të sigurojnë që ish të burgosurit e Guantanamos të mos të përfshihen në veprimtari kryengritëse nëse lirohen nga ky burg ushtarak.

Raporti nga nënkomisioni për Shërbimet e Armatosura, i udhëhequr nga republikanët, thotë se 27 për qind e 600 të burgosurve të liruar nga Guantanamo janë konfirmuar apo dyshohet të kenë qenë ose janë aktualisht të angazhuar në veprimtari terroriste.

Raporti vjen ndërkohë që administrata Obama është duke konsideruar transferimin e disa të burgosurve talibanë nga Guantanamo në Katar, në përpjekje për të angazhuar talebanët në bisedimet e paqes në Afganistan.

Demokratët në nënkomision e cilësojnë raportin jo të plotë dhe shprehin mospajtimin e tyre

Ligjvënësi demokrat Jim Cooper,nënkryetar i këtij nënkomisioni, thotë se raporti duket të jetë i motivuar politikisht dhe synon të frikësojë amerikanët gjatë këtij viti zgjedhor.

XS
SM
MD
LG