Lidhje

Një raport i ri: Obeziteti dhe trajtimi hormonal, shkaqe të krijimit të kancerit të gjirit

  • Vidushi Sinah

Një raport i ri: Obeziteti dhe trajtimi hormonal, shkaqe të krijimit të kancerit të gjirit

Një raport i ri: Obeziteti dhe trajtimi hormonal, shkaqe të krijimit të kancerit të gjirit

Një raport i ri mjekësor paralajmëron gratë se obeziteti, konsumimi i alkoolit, ekspozimi ndaj rrezeve X dhe trajtimet hormonale gjatë menopauzës mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.

Por kritikët thonë se raporti nuk ka theksuar faktorët që ndikojnë në krijimin e kancerit të gjirit- si kimikatet industriale dhe ndotja e ambjentit- faktorë që ata besojnë se mund të paraqesin rreziqe më të mëdha për kancerin e gjirit tek gratë se sa mënyra e jetesës.

Autorët e raportit të ri, “Kanceri i Gjirit dhe Mjedisi” bën me dije se mjedisi është më përcaktues se ç’mendojnë njerëzit. Ata thonë se në lidhje me rreziqet e kancerit, gratë nuk duhet të shqetësohen më shumë për ndotjen e ajrit apo ujin e pijshëm.

Dr. Kethi Helzelsouer është një prej bashkautoreve të raportit, të publikuar nga Instituti i Mjekësisë në Uashington. Ajo thotë se pesha dhe obezitetit ndikojnë pasi qelizat e yndyrës prodhojnë estrogjen dhe ky hormon ushqen krijimin e kancerit të gjirit.

“Ka shumë të bëjë ajo që ne zakonisht nuk e konsiderojmë si mjedis, por faktikisht është mjedis ynë më i rëndësishëm e që është mënyra e të ushqyerit, ushtrimet, shmangia e rrezatimeve, - gjëra që i kemi ditur për një kohë të gjatë që ndihmojnë në formimin e kancerit të gjirit”. - thotë ajo

Autorët e raportit thonë se ai nxit masa të reja për të mbrojtur gratë nga një prej llojeve më të shpeshta të kancereve që prekin gratë. Doktor Keithi thotë:

“Është një thirrje për veprim... janë gjëra që ne e dimë që ndihmojnë. Një nga gjërat është që të pakësohet sa të jetë e mundur ekspozimi ndaj rrezatimit, kryesisht në adoleshencë kur është edhe mosha e zhvillimit”.

Laura Anderko është studiuese për shëndetin publik në Qendrën Mjekësore në Universitetin e Xhorxhtaunit në Uashington. Ajo thotë se përfundimet e raportit për mjedisin janë të gabuara:

“Të ngresh idenë se obeziteti dhe pirja e alkoolit janë faktorë rreziku, mendoj se i informon gabim njerëzit ose i bën ata të shpërqëndruar rreth kësaj teme, si dhe krijon idenë se ka përgjegjësi individuale për arsyet se pse njerëzit sëmuren nga kanceri. Për njerëzit që kanë vuajtur nga kanceri i gjirit ose për pjestarët e famijeve të tyre dhe të dashurit e tyre, është acaruese dhe krijon ndjenjën e mungesës së shpresës”.

Zonja Anderko dëshiron që raporti të ishte më i fuqishëm dhe provokativ, e t’i drejtohej rolit të qeverisë dhe industrisë në pakësimin e rreziqeve të kancerit të gjirit tek gratë.

Por Dr. Helzelsour i mbron rezultatet e raportit:

“Kam studiuar epidemiologjinë e kancereve dhe kërkimet mjekësore për to për shumë vite dhe do të doja t’u thoja të tjerëve se një nga faktorët e rrezikut është dieta jonë”.

Por kritikët e raportit thonë se në këtë raport mungon nxitja e standarteve strikte për të studiuar kimikatet e reja dhe për të rregulluar ndotjen e mjedisit të cilët mund të paraqesin rreziqe serioze për kancerin e gjirit.

XS
SM
MD
LG