Lidhje

Një raport mbi përmirësimin e cilësisë së ndihmave ushqimore të SHBA

  • Steve Baragona

Një raport mbi përmirësimin e cilësisë së ndihmave ushqimore të SHBA

Një raport mbi përmirësimin e cilësisë së ndihmave ushqimore të SHBA

Një raporti i ri sugjeron se duhen bërë ndryshime të mëdha në përbërjen e ushqimeve që Shtetet e Bashkuara dërgojnë në vendet e varfëra. Rekomandimet kanë për qëllim ta bëjnë ndihmën ushqimore amerikane më të shëndetshme.

Shtetet e Bashkuara janë furnizuesi më i madh i ndihmave ushqimore në botë. Vitin e kaluar ato ndihmuan mbi 55 milionë njerëz në 46 vende.

Ndihmat amerikane kanë shpëtuar miliona njerëz. Por, sipas zotit Patrik Webb i universitetit Tufts, në përbërjen e këtyre ndihmave mungon diçka.

“Ka ekzistuar një përshtypje se thjesht dërgimi i ndihmave është i mjaftueshëm. Por ne kemi demonstruar se vetëm dërgimi i ushqimeve nuk mjafton.”

Zoti Webb thotë se kjo është e vërtetë veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët. në 1 mijë ditët e para të jetës. Në një raport të hartuar nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, thuhet se kequshqyerja gjatë periudhës kritike, pra deri në moshën dy vjeçare, mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rritjen e fëmijës dhe zhvillimin e trurit. Kjo ndikon në aftësinë e fëmijës për të mësuar, dhe ul produktivitetin në shkallë vendi.

Raporti rekomandon furnizimin me ushqime më të shëndetshme për fëmijët nën moshën dy vjeçare dhe për gratë shtatëzëna. Shefi i agjencisë Rajiv Shah thotë se raporti mund të çojë në ndryshime të mëdha.

“Ne do t’i shqyrtojmë rekomandimet të cilat flasin për shtimin e proteinave në artikujt ushqimorë në mënyrë që fëmijët të mos marrin vetëm kalori, por edhe elementët që ndihmojnë zhvillimin e trurit të tyre.”

Raporti gjithashtu rekomandon përmirësimin e përmbajtjes së vitaminave, mineraleve dhe yndyrave. Këto janë përmirësime që mund të bëhen këtë vit. Por përfshirja e proteinave shtazore në ushqimin për fëmijët është më e vështirë, thotë eksperti i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndëkombëtar Stephen Moody.

“Fatkeqësisht, është e vështirë për ne ta bëjmë këtë nga pikëpamja e prodhimit dhe kostos.”

Eksperti parashikon se krijimi i prodhimeve me proteina shtazore mund të kërkojë një vit.

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar thotë se qysh tani ka filluar të shohë përfitimet nga programet që ndjekin rekomandimet e saj. Së shpejti, thonë ekespertët, do të fillojnë të shihen ndryshime që do të ndihmojnë të luftohet kequshqyerja te njerëzit më të pambrojtur të botës.

XS
SM
MD
LG