Lidhje

Afganistan: Sulme të koordinuara nga ekstremistët talebanë


Ekstremistë talebanë në Afganistan kanë kryer sulme të koordinuara në Kabul dhe në tre provinca lindore, në kuadër të asaj që po e cilësojnë si “ofensiva pranverore”.

Sulmet u kryen afër parlamentit, ambasadave të vendeve perëndimore dhe selisë së NATO-s.
Disa shpërthime u pasuan nga të shtëna armësh dhe sulme me mortaja.

Një re tymi të zi u shfaq në qiell, ndërkohë që trupat afgane u dislokuan në rrugë me armë në duar. Banorët u mbyllën në banesa dhe kryeqyteti ushëtonte nga sirenat e alarmit.

Komandanti i NATO-s, Gjenerali John Allen vlerësoi reagimin e shpejtë dhe të koordinuar të forcave afgane të sigurisë në përgjigje të sulmit. Ai tha se trupat ndërkombëtare janë në gatishmëri të ndihmojnë partnerët afganë “kur dhe nëse kanë nevojë”.

Ministria e Brendshme tha e 19 nga autorët e sulmit ishin vrarë dhe se 14 policë dhe 9 civilë ishin plagosur. Ambasadat perëndimore njoftuan se ashkush nga personeli i tyre nuk ishte lënduar.

XS
SM
MD
LG