Lidhje

Një seri shpërthimesh në Bagdad shkakton dhjetra viktima

  • Zëri Amerikës

Një seri shpërthimesh në Bagdad shkakton dhjetra viktima

Një seri shpërthimesh në Bagdad shkakton dhjetra viktima

Zyrtarët në Irak thonë se në rajone shiite të Bagdadit sot ka patur një numër shpërthimesh me bombë, në të cilat janë vrarë të paktën 72 vetë dhe janë plagosur mbi 100 të tjerë.

Incidenti më vdekjeprurës u krye nga një autor sulmi vetëvrasës me bombë ndaj një grupi besimtarësh shiitë pranë qytetti Nasiriah, ku u vranë 45 persona dhe u plagosën rreth 70 të tjerë. Shpërthime të tjera ndodhën në lagjen veriore Sadr City të Bagdadit.

Zyrtarët thanë se një bombë e vendosur në një motoçikletë shpërtheu pranë një grupi punëtorësh, të cilët kishin zënë radhën për të kërkuar punë. Më vonë pati shpërthime në Kazimiah, një tjetër zonë shiite në Bagdatin verior.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Zëdhënësi i ushtrisë irakiane tha se është tepër herët për të identifikuar persona të dyshuar për sulmin.

XS
SM
MD
LG