Lidhje

Një shkollë e Nju Jorkut gërsheton njohuritë akademike me botën e nën ujit

  • Karolin Uivër

Një shkollë e Nju Jorkut gërsheton njohuritë akademike me botën e nën ujit

Një shkollë e Nju Jorkut gërsheton njohuritë akademike me botën e nën ujit

Qyteti i Nju Jorkut ka më tepër se 400 shkolla tetëvjeçare, përfshi dhjetra shkolla të vogla të specializuara për shkencën, inxhinierinë, artet, biznesin, ligjin dhe qeverinë. Për shembull, atje ka një shkollë të mesme të specialzuar për varietetë muzikore dhe tekonologjinë, një për ushqimin dhe financat, si dhe një tjetër për të drejtat e njeriut. Në vazhdim ju njohim me një tjetër shkollë të pazakontë që ka një program përgatitor, i cili u mëson nxënsëve për jetën nën ujë.

Kjo është e vetmja shkollë e Nju Jorkut, ku mund të shkohet me anije, një distancë e shkurtër nga ishujt Governors në Manhatenin e poshtëm. Kjo është një sipërfaqe prej 70 hektarësh, e cila dikur ka qenë bazë ushtarake dhe ku ka shumë më tepër zogj dhe pemë se sa vizitorë. Shkolla e marinës ndodhet në një ndërtesë të rinovuar të Rojes Bregdetare.

Themeluesi dhe drejtori i programit, Murrei Fisher dhe drejtori i shkollës Nate Deadli përshëndesin nxënësit tek dera kryesore, duke u kujtuar artyre me takt të veshin bluzat me logon e shkollës.

Shkolla mund të duket tradicionale, por programi dhe filozofia e saj nuk janë të tilla. Fisher, i cili më parë ka punuar për grupin ambjentalist “Hudson Riverkeeper”, shpjegon:

"Tani po ndodh një krizë ambjentaliste dhe përse shkollat nuk janë vënë në qendër të kësaj beteje? Përse nxënësve u mësohen gjëra për të cilat ata mendojnë se nuk kanë lidhje me aktualitetin, kur pikërisht tani, ka ekosisteme të degraduara, të cilat kanë nevojë për ndihmë?"

Shumica e njohurive që mësohen në shkollën e marinës lidhet me portin, gjë që Fisher e quan burimin më të madh të qytetit, megjithëse ai është një port i dëmtuar që ka nevojë të shpëtohet. Ky grup nxënësish, për shembull, po kalon një ditë në bordin e anijes “Shpirti i Masachusetsit”.

Nxënësit qëndrojnë në radhë tek kabina e timonit për të drejtuar anijen. Ata mbledhin mostra uji dhe bëjnë ekperimete me to për të pare nivelin e oksigjenit dhe të substancave ndotëse.

Nxënësit mësojnë këtu njohuritë bazë të marinës dhe ndihmojnë në ngritjen e velave. Ata gjithashtu studjojnë disa nga kafshët që jetojnë në ujë.

Shumica e nxënësve të shkollës së portit janë nga familje imigrantësh me atë ardhura të pakta, nga lagjet e Bruklinit, ku ndodhej kjo shkollë 8-vjeçare para se të transferohej shtatorin e kaluar në Ishullin e Guvernatorëve.

Pak nga nxënësit vijnë këtu me njohuri për jetën e nënujit që rrethon Nju Jorkun. Por ata diplomohen, duke fituar njohuritë e nevojshme për të siguruar jetën prej tyre.

Përveç përfundimit të një programi përgatitor kolegji, drejtori Nate Dudley thotë se secili nga nxënësit pajiset me një certificate që vërteton njohuritë e tyre në këtë industri, për të qenë të aftë më pas të punojnë në njërin nga 6 rajonet detare të zonës.

“Ata mësojnë këtu për çdo punë që bëhet brenda anijes, drejtimi i saj, po ashtu për rritjen e peshqve, midhjeve, për akuakulturën, njohuri inxhinierike përmes programit robotik të marinës, ose për politikat e marinës, që ndihmojnë për menaxhimin e saj, si edhe për zhytjen. Në shkollën tonë nxënësit mësojnë shumë gjëra që kanë të bëjnë me marinën, dhe ata marrin përgatitjen e nevojshme për të vazhduar studimet universitare”.

Drejtori Dudley thotë se thuajse 70 për qind e të diplomuarve shkojnë më pas në universitet. Tatjana Bauen, e cila po ndihmon në rritjen e peshkut dhe të midhjeve në laboratorin e shkollës, ka në plan të studjojë për biologji marine.

“Kur erdha në fillim në shkollë, nuk kisha shumë interes për ujin. Por sapo vjen këtu dhe fillon të kujdesesh për mjedisin, mund të shohësh të gjitha dëmet që po i ndodhin oqeanit. Kur ke prirjen të ndihmosh, i thua vetes: duhet të sjellësh ndryshim, pra në fakt këtu të shtohet dashuria për detin dhe vetë natyrën”.

Themeluesi i shkollës Murrei Fisher thotë se projekti më i madh i shkollës është të ndihmojë që në Portin e Nju Jorkut të rriten përsëri midhjet, me objektin që atje të jetojnë gjatë 20 vjetëve të ardhshme një miliardë midhje, të cilat ndihmojnë së tepërmi për riparimin e ekosistemit të dëmtuar.

Ai thotë gjithashtu se shkolla ofron një model të ri për një arsim të mesëm më kuptimplotë, ku nxënësit e dinë se puna e tyre është një kontribut i vërtetë për botën, jashtë bankave të shkollës.

XS
SM
MD
LG