Lidhje

Një studim thotë se politikat e BE po dëmtojnë përpjekjet për uljen e varfërisë në vendet në zhvillim


Një studim thotë se politikat e BE po dëmtojnë përpjekjet për uljen e varfërisë në vendet në zhvillim
Një studim thotë se politikat e BE po dëmtojnë përpjekjet për uljen e varfërisë në vendet në zhvillim

Një raport i ri thotë se politikat e Bashkimit Evropian për bujqësinë, tregtinë, energjinë dhe imigracionin mund të dëmtojnë vendet afrikane dhe vende të tjera të varfëra dhe bien ndesh me vet objektivat e BE-së. Blandline Bounioul është kordinor politikash për Concord, një konfederatë agjencishë ndihmash me bazë në Bruksel që publikoi studimin.

“Në disa fusha, ka probleme themelore, dhe me këto politika BE po e përkeqëson situatën e varfërisë apo situatën e të drejtave të njeriut në disa vende në zhvillim.”

Shembull për këtë, thotë Bounioul, janë subvencionet për fermerët evropian në bazë të polikës së përbashkët bujqësore të bllokut.

“Fermerët lokal në Afrikë nuk mund të konkurojnë me prodhimet evropiane si rezultat i subvencioneve që marrin fermerët evropian, këto prodhime pëfundojnë në tregjet afrikane me çmime shumë më të ulëta se sa prodhimet ushqimore lokale.”

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për zhvillimin Catherine Ray thotë se BE po e studion raportin me seriozitet. Por ajo citoi reformat kryesore të viteve të fundit, përfshi shkurtimin e shumë subvencioneve bujqësore. BE është një importues kryesor i prodhimeve bujqësore nga vendet në zhvillim madje edhe pse ajo promovon vetë-mjaftueshmëri.

“Është e qartë se këto vende janë në gjendje të eksportojnë në tregjet tona. Por nga shkurja në Afrikë, ajo që vëmë re para se ata të eksportojnë, ata duhet të jenë në gjendje të prodhojnë për komunitetet e tyre, për vendin e tyre. Dhe pastaj të kalojnë në nivelin global.”

Shqetësimet e ngritura nga studimi i Concord-it mesa duket do të trajtohen në një takim të lartë për ndihmat që zhvillohet këtë javë në Korenë e Jugut. Synimi është bërja sa më efektive e ndihmës globale. Ish kryeministri britanik Tony Blair tha për Zërin e Amerikës se është më e rendësishme se kurrë ndërkohë që donatorët përpiqen të balancojnë angazhimet e tyre ndërkombëtare me shqetësimet e tyre të brendëshme ekonomike.

“Është një sfidë e vështirë për qeveritë të mbajnë këto premtime dhe se si kjo ndihmë më pas përdoret. Është e rendësishme nëse merr pëlqimin e publikut për dhënien e ndihmave. Ndaj mendoj se kjo konferencë zhvillohet në kohë sepse po përqendrohet kryesisht në efikasitetin e ndihmave. Me fjalë të tjera, se si të sigurohemi që përmes çdo dollari që shpenzojmë, të arrijmë diçka.”

Bashkimi Evropian investon 71 miliard dollarë në programet e zhvillimit, duke u bërë kështu donatori më i madh në botë. Pavarësisht ekonomisë së përgjumur dhe krizës së eurozonës, zëdhënësja e Komisionit Evropian për zhvillimin Catherine Ray thotë se vendet e BE-së janë përgjithësisht duke bërë përparime në mbajtjen e premtimeve që 0.7 përqind e të ardhurave të tyre ti përdorin për ndihma zhvillimi deri në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG