Lidhje

Një teknikë e re për zbulimin e pllakëzave në enët e gjakut


Një teknikë e re për zbulimin e pllakëzave në enët e gjakut
Një teknikë e re për zbulimin e pllakëzave në enët e gjakut

Studiuesit kanë zhvilluar një teknikë të re për zbulimin e shtresave që mund bllokojnë enët e gjakut që mund të shkaktojnë infarkt. Kjo procedurë e re në të ardhmen mund të shpëtojë jetën e atyre që janë në rrëzik të madh nga infarkti.

Mjekët zakonisht e dinë se kush është në rrëzik të lartë nga infarkti. Në përgjithësi faktorët kryesor që shkaktojnë infarktin janë pirja e duhanit, obeziteti, historia familjare dhe kolesteroli i lartë.

“Për momentin, mjetet tona të parashikimit nuk janë mjaft të mira për të kuptuar se kush është në rrëzik të goditet nga infarkti që mund të çojë në vdekje të papritur dhe probleme kardiake si pushimi i zemrës”.

Studiuesi në universitetin e Harvardit Farouc Jaffer e kuptoi se duhej një mjet më i mirë që mund të zbulojë shtresat specifike në enët e gjakut që kërcënojnë zemrën.

Shtresat e krijuara në venat e gjakut përbëhen nga dhjami, kolesteroli dhe gjëra të tjera. Nëse këto shtresa ose pllakëza qëndrojnë brenda mureve të një arterie të gjakut, ato mund të shkaktojnë tkurrjen e enës së gjakut. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë mpiksjen e gjakut. Arritja e gjakut të mpiksur në zëmër mund të shkaktojë infarkt vdekjeprurës. Duke përdorur teknologjinë e sotme mjekët nuk mund të shikojnë se kur mund të ndodh një gjë e tillë.

Studiuesi i universitetit të Harvardit Jaffer dhe kolegët e tij kanë testuar një mënyrë të re për zbulimin e pllakëzave para se ato të jenë të afta të shkaktojnë probleme. Gjatë testimit që kanë bërë me kafshët, ata kanë injektuar një substancë ujore sterile të quajtur indocina e gjelbër në një venë gjaku. Indocina e gjelbër është kimikat tërheqës ndaj kolesterolit dhe mund të diktohet nga një sensor që kalon përmes enëve të gjakut, përtej pllakëzave.

“Gjatë këtij eksperimenti ne zbuluam se indocina e gjelbër filloi të largohej nga gjaku dhe filloi të vendosej në pllakëza. Në momentin kur ICG kalonte pllakëzat ne diktonim një rritje të sinjalit duke sugjeruar se indocina e gjelbër në të vërtetë mblidhej rreth këtyre pllakëzave”.

Kjo procedurë e bazuar në indocinën e gjelbër nuk është pa rrezik, kështu që vetëm personat që janë në rrezik të lartë nga infarkti ka të ngjarë t’i nënshtrohen kësaj procedure. Zoti Jaffer thotë se një teknologji e re diagnostike që mund të zbulojë pllakëzat e rrezikshme pa simptoma hap një rrugë të re për parandalimin e shpërthimit të këtyre pllakëzave. Për shembull, mjekët mund të fusin një metal me madhësi shumë të vogël përmes një tubi brenda enëve të gjakut.

“Ndërkohë që nuk mund të përdorim këtë procedurë për të zbuluar çdo pllakëz sepse 95 deri 98 përqind e tyre nuk shkaktojnë infarkt, ne duhet të zbulojmë pllakëzat të cilat mund të shkaktojnë infarkt dhe të përpiqemi t’i trajtomë ato sepse ato mund të shkaktojnë vdekjen e njerëzve”.

Organet përkatëse qeveritare duhet të miratojnë këtë procedurë para se ajo të përdoret te njerëzit. Por Farouc Jaffer thotë se indocina e gjelbër është përdorur për qëllime të tjera që nga viti 1950 dhe duhet të shpejtojë miratimin e përdorimit nga ana e qeverisë.

Një artikull që përshkruan zbulimin e pllakëzave u botua në revistën mjekësore “Science Transitional Medicine”.

XS
SM
MD
LG