Lidhje

Një vajzë rumune dhe operacioni që i ndryshoi jetën


Një vajzë rumune dhe operacioni që i ndryshoi jetën
Një vajzë rumune dhe operacioni që i ndryshoi jetën

Në moshën katër vjeçare, një vajzë rumune përjetoi momente tepër të vështira, kur syri i saj i djathtë filloi të enjtej. Mjekët e Andrea Nametit në Rumani i thanë familjes se ajo kishte një tumor të pa-operueshëm dhe i dhanë vetëm disa muaj jetë. Por diagnoza ishte e gabuar. Ndërsa Andrea po rritej, edhe tumori, megjithëse beninj, vazhdoi të rritej. Kur tumori arriti një madhësinë e një dardhe, vajza udhëtoi përtej oqeanit për në Boston, ku iu nënshtrua një operacion që do t’i ndryshonte jetën.

Kjo mund të duket si një provë e thjeshtë syzesh dielli. Por për këtë vajzë 12 vjeçare është një moment i paharruar.
I jati i saj Peter Nemethi, shpjegon arsyen përmes një përkthyeseje.

"Ajo ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë dhe njerëzit gjithashtu silleshin ndryshe me të".

Në fillim, për shkak të formës së fytyrës, ajo nuk mund të mbante syze.

Një tumor i rallë, pas syrit të djathtë, u rrit aq shumë saqë tumori bashkë me syrin dolën nga zgavra.
Mjeku Aaron Fay është kirurg në spitalin e Massachusettsit.
"Për t'u dhënë një ide, tumori ishte ndoshta më i madh se një portokall...ndoshta sa dy. Ishte shumë i madh për zgavrën e syrit".
Tumori u zbulua në vitin 2002 kur Andrea ishte 4 vjeç.
Megjithëse beninj, mjekët në Rumani dhanë lajmin e zymtë.

Familjes iu tha se ai nuk mund të operohej. Në shkollë, tumori e bënte Andrean të ishte e drojtur. Një nga mësueset e saj iu drejtua për ndihmë mjekëve të huaj.

Camille Condon, drejtoreshë e programeve ndërkombëtare në spitalin e Masaçusetsit mori një kërkesë vetëm një javë pas vdekjes së këtij burri.
Ray Tye ishte një filantropist i Bostonit i cili ndihmonte fëmijët të bënin operacionet për të cilat kishin nevojë duke paguar për to.
"Pasioni i erdhi nga i biri i cili vdiq me kancer në mos gaboj. Ai u pezmatua shumë që me gjithë ato para nuk mund ta shpëtonte djalin e tij dhe kështu në kujtim të të birit ai vendosi të shpëtonte jetët e të tjerëve.
Spitali vendosi ta nderojë zotin Tye duke kryer një operacion falas që ai do ta kishte mbështetur financiarisht. Ata zgjodhën Andrean".

Pas një operacioni prej shtatë orësh Dr. Fay ishte në gjendje t’i shpëtonte kapakun, muskujt dhe zgavrën e syrit Andreas. Ai hoqi tumorin por bashkë me të edhe syrin.
Camelia Rosca, që mban Andrean në Boston thotë se ardhja në Amerikë i ka transformuar jetën vajzës dhe familjes së saj.

"Kur shohin njerëzit që kujdesen për jetën e fëmijës së tyre, është një përvvojë tepër e fuqishme për familjen dhe për Andrean. Ajo sillet tani si çdo vajzë tjetër 12 vjeçare.
Ajo ndjehet më mirë tani për veten".


Andrea ka nevojë për dy procedura të tjera para se të kthehet në shtëpi. Kur të shkojë në Rumani, ajo thotë se nuk do ta harrojë asnjëherë mirësinë e njerëzve të panjohur. Ata gjithashtu janë transformuar nga kjo eksperiencë.

Ka qënë edhe për mua një ekperiencë tepër emocionale.
Ish të panjohurit e saj thonë se Andrea ka fituar një vend në zemrat e tyre.

XS
SM
MD
LG