Lidhje

Një valë e re shpërthimesh me bombë përfshin Bagdadin


Një valë e re shpërthimesh me bombë përfshin Bagdadin
Një valë e re shpërthimesh me bombë përfshin Bagdadin

Një valë e re shpërthimesh me bomb ka përfshirë Bagdadin sot në mëngjes, duke vrarë të paktën 63 njerëz dhe duke plagosur rreth 200 të tjerë. Ky është një nga veprimet më të dhunshme që Iraku ka parë për disa muaj.

Zyrtarët irakianë thanë se të paktën 14 shpërthime ndodhën sot në orët e para të mëngjesit në 11 lagje të qytetit.Të paktën një sulm ishte vetëvrasës.

Në lagjen jugperëndimore Karrada, ku një shpërthim shkatërroi një rrugicë pranë selisë qëndrore të Komisionit të Integritetit, sirenat mund të dëgjoheshin ndërkohë që ambulancat nxitonin drejt vendit ku kanë ndodhur shpërthimet.

Um Hanin, e cila jeton në afërsi të vendit ku ka ndodhur sulmi, tha se nga shpërthimi janë shkatërruar dritaret e banesës së saj:

“Vajza ishte duke fjetur në shtrat. Copat e xhamave ranë mbi kokat tona. Të gjitha vendet janë të qëndrueshme. Pse ne nuk kemi siguri dhe stabilitet?”

Megjithëse Bagdadi dhe Iraku janë bërë më të sigurt kohët e fundit, shpërthimet si këto që kanë ndodhur sot janë ende të zakonshme.

Sulmet ndodhin në një kohë të rëndësishme në historinë politike të Irakut, vetëm pak ditë pasi trupat amerikane u tërhoqën nga vendi.

Qeveria e kryeministrit Nuri al-Maliki ka akuzuar nënpresidentin suni Tariq al-Hashemi për drejtimin e një skuadre vrasëse që kishte vënë në shënjestër zyrtarë të qeverisë.

Al-Maliki gjithashtu është duke kërkuar një votë mosbesimi kundër, zëvendës kryeministrit Salih el-mutlak, politikan suni.

Shumë suni kanë frikë se kjo është pjesë e një fushate më të gjerë për eliminimin e figurave politike suni në përgjithësi dhe për të mbështetur kontrollin shiit në të gjithë vendin në një kohë kritike kur të gjitha trupat amerikane kanë lënë Irakun.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Por, duke marrë parasysh koordinimin e tyre dhe fakti se sulmet ndodhën në lagje të shumta thuhet se vetëm al-Kaida në Iraq i ka aftësitë për planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve të tilla.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë thënë se ata janë të shqetësuar për një rigjallërim të al-Kaidës pas largimit të ushtrisë amerikane nga vendi.
Nëse kjo ndodh, militantët shiit mund të ngrihen në luftë kundër myslimanëve të sektit suni, duke e dërguar Irakun përsëri në dhunë sektare.

XS
SM
MD
LG