Lidhje

Një valë shpërthimesh godasin Irakun

  • Zëri Amerikës

Zyrtarë irakianë thanë se një valë shpërthimesh goditi kryeqytetin dhe disa qytete në veri të vendit, duke vrarë të paktën 35 persona dhe plagosur më shumë se 100 të tjerë.

Autoritetet thanë se shumë nga sulmet e sotme – disa të shkaktuara prej bombave në makina dhe disa prej bombave të vendosura në rrugë – dukej se kishin si objektiv forcat e sigurisë.

Në Bagdad dhe rrethinat e tij, shpërthimet e shumta vranë të paktën 15 njerëz, kryesisht në zonat shiite. Një nga sulmet goditi autokolonën e Ministrit të shëndetësisë të vendit, i cili nuk u plagos. Shpërthimet në Kirkuk vranë nëntë persona, ndërsa shpërthime të tjera vdekjeprurëse goditën qytetet Samara, Taxhi dhe Ramadi.

Askush nuk e ka marrë deri tani përgjegjësin për shpërthimet, të cilat vijnë pas një periudhe relativisht të qetë në Irak.

XS
SM
MD
LG