Lidhje

Një veteran përshkon Shtetet e Bashkuara me një udhëtim 11 mijë kilometra


Një veteran përshkon Shtetet e Bashkuara me një udhëtim 11 mijë kilometra
Një veteran përshkon Shtetet e Bashkuara me një udhëtim 11 mijë kilometra

Sot është dita e veteranëve këtu në Shtetet e Bashkuara. Gjatë kësaj dite, amerikanët nderojnë gratë dhe burrat që kanë shërbyer në ushtrinë e vendit. Veterani i luftës së Irakut Troy Yocum është duke ndihmuar veteranët dhe familjet e pjestarëve të forcës së armatosur, me një udhëtim nëpër Shtetet e Bashkuara, me qëllim mbledhjen e fondeve. Yocum foli me korrespondetin e Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan në Los Angelos teksa ai kreu gjysmën e udhëtimit të tij prej 11 mijë kilometrash.

I shoqëruar nga qeni i tij Emmi, Yokumi la shtëpinë e tij në Kentaki 7 muaj më parë. Në ndalesat gjatë rrugës së tij, ai tërhoqi vëmendjen duke i rënë një daulleje.

“ Në 17 prill të këtij viti, nisa rrugëtimin tim nga Luiville e Kentakit, në veri të Çikagos, poshtë në Shën Luis, i rashë nga perëndimi për të ardhur këtu në qendrën e Administratës së Veternëve në Los Angelos, rreth 6 km larg bregut të oqeanit”.

Duke qëndruar përpara një azili për të moshuarit dhe veteranët, Yocum thotë se ai shumë shpejt do të përshkojë dhe 6 km për të parë Oqeanin Paqësor - që është gjysma e rrugës së tij. Ai thotë se nisi të mbledhë fonde për një grup bamirësie të quajtur Ëngjëjt e Ushtarëve.

“Ne arritëm të mblidhnim 90 mijë dollarë për të ndihmuar familjet në vështirësi të ushtarëve. Patëm donacione gjatë gjithë rrugës."

Veteranët e kthyer nga lufta shpesh kanë vështirësi të përshtaten me jetën civile. Në rastet më të këqija, veteranët përfundojnë të papunë, të pastrehë dhe në varësinë e alkoolit apo drogës.

Grupet sociale thonë se ka rreth 200 mijë veteranë të luftës të pastrehë çdo natë. Ekzistojnë programe federale, shtetërore dhe të qeverive lokale për të ndihmuar, por Yocum thotë se ato nuk përfshijnë të gjitha kategoritë , kryesisht familjet e ushtarëve. Ai thotë se ecja e tij anembanë vendin po përhap një mesazh për nevojat që kanë këto familje, dhe për problemet mendore që kanë pjestarë ose ish pjestarë të forcave të armatosura.

Yocum është përballur me sfida gjatë rrugës së tij – nga problemet teknike me makinën e deri tek bisedat e ashpra me shoferët e pakujdesshëm. Gjithashtu ai u sëmur dhe vuajti nga infeksioni i veshkave në Kolorado. Ai u shtrua në spital për tre ditë dhe iu desh një javë që të merrte vehten. Por forca iu rikthye ndërsa kapërcente Utahn dhe një pjesë të Arizonës, më pas duke përshkuar Nevadën e duke kaluar përmes Shkretëtirës Mojave në Kaliforni.

Yocum e ka postuar në internet përparimin e udhëtimit të tij, në faqen drumhike.com. Ai thotë se ka më shumë se 100 mijë vizitorë në faqen e tij në Facebook.

“Çdo fotografi që unë bëj, ose çdo informacion të ri që marr në vendet ku kaloj, shihet nga të gjithë këta njerëz që mendojnë për ne dhe na ndihmojnë. Dhe mendoj se kjo është ajo që ndoshta nuk e prisja. Nuk prisja mijëra njerëz që të vinin nga gjithandej e të ndihmonin për të përmbushur këtë mision”.

Troy Yocum thotë se ai do të marrë drejtimin e jugut për të shkuar në bregun Lindor . Në këtë mënyrë ai shmang dimrin- duke kaluar Arizonën e Teksasin, me drejtimin për në Boston, përpara se të kthehet në qytetin e tij Luiville në Kentaki.

XS
SM
MD
LG