Lidhje

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme të Libisë mund të ketë braktisur Gadafin


Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme të Libisë mund të ketë braktisur Gadafin
Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme të Libisë mund të ketë braktisur Gadafin

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme të Libisë njoftohet se ka shkuar me avion në kryeqytetin egjiptian me 9 anëtarë të familjes së tij, në një veprim që duket se është një tjetër tradhëti ndaj qeverisë së Muamar Kadafit. Nasr al-Mabruk Abdullah me familjen e tij shkuan sot në Kajro me një avion privat nga një pikë pushimi e Tunizisë, në ishullin Djerba. Abdullah, njoftohet se ka hyrë në Egjipt me vizë turistike dhe nuk ka takuar përfaqësuesit e ambasadës libiane në Kajro. Ndërkohë, Udhëheqësi libian Muamar Gadafi i ka bërë thirrje popullit të tij të rrëmbejë armët dhe të luftojë për të “çliruar Libinë”. Ai ka kërkuar nga populli libian të vazhdojë luftën për “çlirimin e Libisë nga tradhtarët”. Ndërkohë, rebelët njoftuan dje se kanë marrë nën kontroll pjesë të qytetit strategjik Zavija, i cili gjendet rreth 50 kilometra në përëndimt të kryeqytetit të vendit Tripoli.

Në një mesazh të transmetuar në televizion sot, zoti Gadafi i bëri thirrje libianëve të luftojnë për rimarrjen e qyteteve të kontrolluara nga rebelët.

“Ata po i sfidojnë bombardimet. Bombardimet do të përfundojnë, populli libian do të mbijetojë dhe revolucioni Fateh do të triumfojë. Populli libian gjithmonë do të ecë përpara. Do të rezistojë. Rrëmbeni armët dhe luftoni. Të vazhdojmë me luftën për çlirimin e Libisë nga tradhtarët. Bëhuni gati për luftë. Bëhuni gati për marshimin e një milion burrave për pastrimin e vendit, për tokën e pastërt, për tokën e gjyshërve tanë, të baballarëve tanë”.

Ndërkohë, rebelët i janë afruar kryeqytetit të vendit Tripoli. Të dielën, ata thanë se kishin marrë nën kontroll pjesë të qytetit strategjik Zawiya - një pretendim që qeveria libiane e ka hedhur poshtë.
Zawiya është pranë një rruge të rëndësishme dhe është vetëm 50 kilometra në perëndim të Tripolit. Kontroli i këtij qyteti nga rebelët do të ndërpriste linjat e furnizimit të kryeqytetit.
Rebelët thonë se kanë bërë përparime në zonat perëndimore të qytetit bregdetar të Zavijës, pavarësisht nga përleshjet intensive me forcat besnike të Gadafit.

Pavarësisht nga imazhet televizive të turmave që festonin fitoren, një zëdhënës i qeverisë libiane tha se qeveria vazhdon ta kontrollojë qytetin.
Kontrolli i qytetetit Zavija ka ndryshuar disa herë. Ai ishte një nga qytetet e para që u rebelua kundër zotit Gadafi, menjëherë pas fillimit të kryengritjes anti-qeveritare në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG