Lidhje

Njerëzit në mbarë botën përkujtuan 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit


Njerëzit në mbarë botën përkujtuan 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit
Njerëzit në mbarë botën përkujtuan 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Njerëzit në mbarë botën përkujtuan 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara që lanë rreth 3000 të vdekur brenda një dite në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani.

Shtetas nga 90 vende humbën jetën atë ditë, përfshirë edhe 67 britanikë.

Në Londër, Princ Çarlsi dhe Kryeministri Dejvid Kamerun iu bashkuan familjeve të viktimave duke vënë edhe ata kurora lulesh në kujtim të të vrarëve, ndërkohë që lexoheshin emrat e tyre.

Papa Benedikti u lut për viktimat e 11 shtatorit dhe për familjet e tyre. Udhëheqësi i kishës katolike romane të botës u bëri thirrje të gjithë njerëzve “të flakin tej dhunën” dhe të punojnë për solidaritetin, drejtësinë dhe paqen.

Mijëra njerëz u mblodhën sëbashku në Paris pranë Tur Eifel dhe në një meshë në katedralen Notre Damë. Ish presidenti i Francës Zhak Shirak ishte udhëheqësi i parë botëror që vizitoi Shtetet e Bashkuara pas sulmeve. Ceremoni përkujtimore u mbajtën edhe në vende të tjera të Evropës, përfshirë Hungarinë. Poloninë dhe Republikën Çeke.

Fëmijët mbanin në duar qirinj dhe një korr këndoi në ambasadën amerikane në Pekin, ndërsa ambasadori i Afganistanit në Shtetet e Bashkuara Eklil Hakimi tha se afganët e kuptojnë mirë dhimbjen e shkaktuar nga terrorizmi.

Qeveria e Pakistanit tha se i bashkohej botës për të nderuar kujtimin e të gjitha viktimave të terrorizmit nga 11 shtatori 2001 e deri më sot.

XS
SM
MD
LG