Lidhje

Njeriu më i moshuar në botë feston 114 vjetorin e lindjes


Njeriu më i moshuar në botë feston 114 vjetorin e lindjes
Njeriu më i moshuar në botë feston 114 vjetorin e lindjes

Një japonez, i cili mendohet të jetë njeriu më i moshuar në botë, festoi sot 114 vjetorin e ditëlindjes, me një mëngjes tradicional: peshk të pjekur, oriz dhe fasule të kuqe.

Jirouemon Kimura, ish punonjës poste, thotë se ai e shpjegon jetëgjatësinë e tij, me mënyrën e të ushqyerit dhe sidomos faktit, që ai ka ngrënë përherë duke mos u ngopur krejtësisht, por duke furnizuar vetëm 80% të stomakut të tij me ushqim.

Kimura ka lindur në vitin 1897. I mbetur i ve, ai jeton me një prej nuseve të djemve të tij, e cila është 82 vjeçe, dhe me një mbesë të tij, 58 vjeçare. Kimura ka patur 7 fëmijë, 14 nipër e mbesa, 25 stërnipër, ndërsa brezi i 4 i pasardhësve numëron 11 pjestarë të trungut të tij familjar.

XS
SM
MD
LG